×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandali i Shpejtim Bulliqit, ua rrënon objektet bizneseve që fillimisht iu kishte thënë t’i ndërtonin

    FrontOnline
    18 Shtator 2021

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në një debat ka dhënë një informacion që e diskrediton rënd kandidatin për kryetar të Podujevës nga Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

    Zeka ka thënë se Bulliqi i ka thënë një biznesmeni që të nis punën në objekt, e që më vonë ia rregullojnë letrat, por që ka dështuar dhe është detyruar t’ia rrënoi objektin.

    “Ka ndodhë një skandal, ku një biznesmeni të njohur në Podujevë ia kanë rrënuar diku 2 mijë metra katror. Por, prishja e këtij objekti nuk është skandal, por skandali është ku biznesmeni thotë se i ka 46 minuta incizim tonik ku Shpejtim Bulliqi i ka thënë t’ia nis ndërtimit se e kalojmë ne pastaj. Nëse ky e nxjerr këtë incizim është skandal i jashtëzakonshëm”, ka thënë Zeka në Kanal10.

    Ballkani.info merr vesh se Bulliqi ka shpresuar që hartat zonale që i ka miratuar në në Kuvendin Komunal do t’ia miratojë edhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, por që këta të fundit ia kanë kthyer mbrapsht.

    Objekti për të cilin flet Milaim Zeka, është i kompanisë “Te Musliu”, që është ndërtuar në fshatin Sekiraq, objekt afarist, e që ia ka rrënuar Bulliqi pasi i ka thënë ndërto.

    Për këtë ka folur edhe vet pronari i objektit, Faton Aliu, i cili ka thënë se rrënimi i objektit i është bërë padrejtësisht nga Komuna, pasi fillimisht i është thënë se mund ta ndërtonte.

    “Në vitin 2019 kam aplikuar për hartën zonale, është kthyer harta zonale nga pushteti i kaluar dhe ka pasur të votohet në këtë pushtet, por e kanë anulu për shkaqe se tokat e veta mi shti në harta zonale, sepse nuk i kanë pasur në harta zonale. Nuk iu ka interesu për askënd, por për toka të veta”, ka thënë Aliu për Indeksonline.

    Aliu ka hedhur akuza të forta në drejtim të pushtetit të Vetëvendosjes, duke thënë sezyrtarët e komunës tokat e veta i kanë futut në harta zonale.

    “Zyrtarët e komunës më kanë thënë nisja ti puno se për 30 ditë e bëjmë hartën zonale”, ka thënë Aliu.

    Po ashtu para disa ditësh i është rrënuar objekti i marketit Viva Fresh, i ndërtuar në fshatin Lluzhan, magjistralja Podujevë-Prishtinë.

    Fillimisht ai është ndërtuar, më pas i është rrënuar.

    Po ashtu, sipas burimeve të Ballkani.info, njëri nga njerëzit kryesor të Vetëvendosjes në Podujevë, Ajet Potera, që ishte edhe kandidat për kryetar komune, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit në këtë komun për shkak të këtyre skandaleve të Bulliqit.

    Potera ishte drejtor i Inspektoratit në Komunën e Podujevës kur komunën e fitoi Vetëvendosje.

    Në një intervistë Bulliqi ishte pyetur për Potërën, e që kishte thënë se ka probleme shëndetësore dhe për këtë arsye ka kërkuar ta lirojnë nga detyra.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.