×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa komenton deklaratën e Kosnett për Asociacionin, thotë se tani “trimat e dhunës e kanë fjalën”

    FrontOnline
    16 Qershor 2021

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka deklaruar gjatë ditës se Kosova e ka detyrim ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    “Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua Qeveria e Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin t’i respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më parë… Unë e di që disa njerëz kanë thënë që ne kemi bërë mjaft kompromise, i takon dikujt tjetër të bëjë kompromis. Nuk është një mënyrë shumë produktive për të ecur përpara”, tha Kosnett për Radio Kontakt Plus.

    E, deklaratat e ambasadori Kosnett i ka komentuar ish-kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa.

    Mustafa në një përgjigje për FrontOnline ka thënë se Asociacioni është detyrim që rrjedhë nga Marrëveshja e Parë e vitit 2013, e ratifikuar me Ligj me votat e 2/3 të deputetëve, atëkohë, si Marrëveshje Ndërkombëtare.

    “Është detyrim që rrjedhë nga Marrëveshja e Parë e vitit 2013 e ratifikuar me Ligj me votat e mbi 2/3 të deputetëve si Marrëveshje Ndërkombëtare. Edhe Gjykata Kushtetuese me Aktgjykim, ka konstatuar se kjo Marrëveshje ( e vitit 2013) duhet të zbatohet”, ka thënë Mustafa, për FrontOnline.

    Sipas tij, Qeveria Kurti ose duhet ta anulojë Ligjin mbi ratifikimin e Marrëveshjes së parë, ku sipas tij, parashihet themelimi i Zajednicës së Vetëvendosjes (kur ishte në opozitë) dhe tani të Asociacionit (kur është në pushtet), apo ta implementojë atë.

    “Tani Qeveria ose duhet ta anulojë Ligjin mbi ratifikimin e Marrëveshjes së Parë, ku parashihet themelimi i Zajednicës së VV-së ( sa ishte në opozitë) e tani Asociacionit, (kur është në pushtet) ose ta implementojë”, tha Mustafa.

    E, duke folur për marrëveshjen e Asociacionit, Mustafa ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se tani “trimat e dhunës e kanë fjalën”.

    “Ambasadori Kosnett në emër të SHBA-së po thotë se duhet ta implementojë, sepse si e mora vesh po i thotë që historia s’ka filluar me ty ( as nuk mbaron me ty). Tani trimat e dhunës e kanë fjalën”, ka deklaruar Mustafa, për FrontOnline.

    Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është paraparë me marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vitit 2013. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë, të cilat janë Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

    Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të atyre komunave, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë./FrontOnline

     

     

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova me asnjë çmim. Ai tha se anëtarësimi...
    Lajme04 Maj 2024
    Dy persona, ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës, kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari”. Në reagimin e Komunës së...
    Lajme04 Maj 2024
    Analisti Halil Matoshi ka kritikuar ashpër deputetin e Vetëvendosjes Dimal Bashën pas sulmit verbal që ia bëri mbrëmë gazetares së RTK-së Blerta...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Rreth 12 mijë metra kub ujë janë dëmet që janë kalkuluar nga shkyçjet ilegale të ujit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU)...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Në Shkup rreth orës 01:39 pas mesnatës është regjistruar tërmet me magnitudë 1.9 shkallë. Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kohë më parë kritikoi Prokurorinë Speciale rreth “mospunës” në rastet e krimeve të luftës. Këtyre kritikave i...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi në një prononcim për FrontOnline shprehet skeptike rreth realizmit të premtimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e...
    Lajme04 Maj 2024
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, tha se fokusi tani duhet të jetë në progresin në...
    Lajme04 Maj 2024
    Anëtari i delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Besnik Tahiri, ka thënë se balanca e fuqisë në Komitetin e Ministrave më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.