×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lulzim Basha humbi zgjedhjet në Shqipëri, por i fitoi sërish në parti

    FrontOnline
    13 Qershor 2021

    Kryetari i Komisionit të Administrimit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana ka bërë të ditur se rezultati zyrtar për kryetar partie pritet të publikohet nesër, ndërsa ai paraprak flet për një fitore bindëse të Lulzim Bashës.

    Kryetari aktual i PD, sipas rezultatit paraprak të publikuar nga PD, ka marrë mbi 80% të votave. Kandidati i dytë më i votuar është Agron Shehaj me 15.55%, ndërsa Edit Harxhi ka marrë 2.45% dhe Fatbardh Kadilli 2% të votave, sipas Euronews Albania.

    Lulzim Basha në garën për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të mbajtura në prill të këtij viti nuk arriti ta mund Edi Ramën.

    Këto janë zgjedhjet e treta brenda PD-së që Lulzim Basha fiton. Në garën e parë për të marrë drejtimin e PD, ai fitoi në vitin 2013 përballë Sokol Olldashit, ndërsa në vitin 2017 pas humbjes në zgjedhjet parlamentare fitoi sërish garën për të qenë kryetar partie përballë Eduart Selamit.

    Lulzim Basha e ka drejtuar Partinë Demokratike deri tani në tri procese zgjedhore kombëtare pa llogaritur zgjedhjet lokale 2019, që opozita i bojkotoi, zgjedhjet lokale 2015, zgjedhjet parlamentare 2017 dhe zgjedhjet e fundit parlamentare më 25 prill 2021.

    Sprova e tij më e afërt do të jenë zgjedhjet lokale që parashikohet të zhvillohen në 2023. Por, në rast se Gjykata Kushtetuese nuk e shpall të vlefshëm procesin e mbajtur në vitin 2019, atëherë mund të kemi një datë më të afërt për përsëritjen e zgjedhjeve lokale që u mbajtën pa opozitën.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të bëjë fushatë në shtetin e Miçiganit përgjatë kësaj jave. Siç njofton...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, thotë se VMRO-DPMNE po vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo është lojë bajate. “Na vjen keq...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, thotë se VMRO-DPMNE po vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo është lojë bajate. “Na vjen keq...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje Izraelit që të mos e pushtojë qytetin jugor të Gazës, Rafahun. Kjo...
    Lajme30 Prill 2024
    Në nderim të jetës, veprës dhe kontributit për shtetin e Kosovës, sot u mbajt Akademi Përkujtimore për veprimtarin dhe ish-deputetit e Kuvendit të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të ketë tribunal ndërkombëtar për luftën e 2001, Lideri i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.