×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni-Kurtit: Dialogu nuk do të rinisë, do të vazhdojë aty ku ka mbetur

    FrontOnline
    10 Qershor 2021

    Ish- Koordinatori Nacional për Dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka thënë që dialogu Kosovë-Serbi nuk do të rinisë, ashtu siç ka deklaruar Albin Kurti se do të ndodhë në Bruksel më 15 qershor kur edhe do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Deklarata e kryeministrit Kurti se gjithçka do të nisë nga e para nuk qëndron, sepse nuk është as Kurti dhe as Vuçiq ata që mund ta imponojnë formatin e dialogut të rinisur në korrik të vitit të kaluar. Përtej asaj që e thotë njëri apo tjetri, 15 qershori shënon vazhdimin e dialogut të rinisur më 21 shkurt të vitit të kaluar, pasi është një format i cili është dakorduar dhe është harmonizuar ngushtë edhe në rrafshin e asaj që quhet marrëdhënie transatlantike”, ka thënë ai.

    Hyseni në Klan Kosova, i ka quajtur të parëndësishme ato çfarë thotë Kurti lidhur me këtë çështje, derisa ka theksuar se dialogu do të vazhdojë aty ku ka mbetur.

    “Unë kam dëgjuar këto ditë edhe terminologji të tekonologjisë bashkëkohore, që do të ketë një ‘reseting’ ose ‘resetim’ të dialogut. Këto janë më shumë deklarata për konsum të brendshëm, se sa që do të ndodhë realisht dhe nuk duhet të ndodhë ndryshe përpos që dialogu të vazhdojë aty ku ka mbetur, mbi bazën e atyre parimeve themelore që më kanë shërbyer mua gjatë dialogut të rifilluar në korrik të vitit të kaluar. Unë në shaka e kam quajtur Bibla dhe Kurani im, jashtë të cilit nuk do të dal. Ka rëndësi të respektojmë parimet dhe nuk ka asnjë peshë nëse dikush e quan rifillim i dialogut, vazhdim ose dialog i ri”, ka deklaruar Hyseni./FrontOnline

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Njëzet ekipe shpëtimi dhe dronë janë dërguar në zonën ku helikopteri në të cilin ndodheshin presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i...
    Lajme19 Maj 2024
    Ekzekutivi po vazhdon procesin e racionalizimit të agjencive të pavarura dhe atyre qeveritare, por ende nuk se sa prej 80 agjencive aktuale...
    Lajme19 Maj 2024
    Një helikopter me të cilin po udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i tij i jashtëm bëri një ulje të detyruar...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga takimi dhe konferenca e përbashkët me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz...
    Lajme19 Maj 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në Zvicër është takuar me diasporën atje, të cilët i ka falënderuar për mikëpritjen. Ai...
    Lajme19 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë të pavërteta kur deklaron se...
    Lajme19 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot është djegur një kontejner i mbeturinave. Në njoftim thuhet se falë reagimit të qytetarëve është...
    Lajme19 Maj 2024
    Ka vdekur ditën e shtunë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehmet Bylykbashi. Më parë, i ndjeri kishte kërkuar ndihmë edhe për...
    Lajme19 Maj 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, vlerëson se projekti i tyre për trajtimin, mbrojtjen dhe promovimin e lokalitetit arkeologjik të Dresnikut po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.