×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshje shumë e fortë në Pejë, Besa Famgas bën hapin e parë drejt titullit

    FrontOnline
    08 Maj 2021

    Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

    Ishte ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e hendbollisteve. Paraqitja në fushën e lojës ishte e denjë për finale të plejofit, përcjell FrontOnline.

    Në fund, fitore me katër gola dallim shënoi kampionia aktuale, Besa Famgas. 33:29 në të mirë të ekipit pejan ishte rezultati i takimit. Por loja ishte e hapur deri në sekondat e fundit.

    Sidomos në pjesën e dytë, të dy skuadrat kanë luftuar maksimalisht dhe e kanë bërë këtë ndeshjen më interesante të edicionit. Vendasit kanë qenë vazhdimisht në epërsi por nuk e kanë pasur komoditetin e rezultatit që e kanë pasur gjatë gjithë edicionit.

    Të kujtojmë që Besa i ka fituar të gjitha ndeshjet e stinorit të rregullt dhe në gjysmëfinale e kaloi lehtë Vëllaznimin. Prishtina në stinorin e rregullt ishte e dyta kurse në gjysmëfinale të plejofit e kaloi Trepçën.

    Ndeshja nisi me seri 3:0 të Besës. Epërsia e pejanëve shkoi shpejtë në shtatë gola, 11:4 dhe kjo epërsi u mbajt deri në fund të pjesës së parë. Pas 30 minutash lojë, rezultati ishte 17:10.

    Megjithatë Prishtina nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë gradualisht u afrua në rezultat. Në minutën e 40-të rezultati ishte 20:17 e pak më vonë 21:19. Më pas luhej për secilin gol dhe loja ishte e fortë.

    Në minutën e 52-të rezultati u ngushtua në një gol, 28:27 e më pas edhe në 29:28 dhe 30:29. Fare në fund Prishtina humbi disa sulme rresht dhe Besa shënoi edhe tre gola për rezultatin përfundimtar, 33:29.

    Nikola Prce e Yll Muqolli ishin më efikasët te Besa Famgas me nga 8 gola. 6 gola i shënoi Charalampos Mallios, 5 Egzon Gjuka e 4 gola i kishte Victor Alonso.

    Te Prishtina me lojë të mirë u dallua Deniz Terziqi. Ai realizoi 9 gola, ndërsa kishte edhe shumë asistime, sidomos për pivotët. Lulzim Shabani realizoi 6 gola, 4 i kishte Petrit Prekazi kurse nga 3 gola i shënuan Rron Ramadani e Vlerson Zherka.

    Me numër të konsiderueshëm të pritjeve u dalluan edhe portierët e dy skuadrave, Mursel Mehmeti e Armir Agushi.

    Ndeshja e dytë luhet në Prishtinë, ndërsa skuadra nga kryeqyteti do të kërkojë fitoren për të siguruar edhe ndeshjen e tretë. Besës i duhet një fitore apo një barazim për ta siguruar titullin./FrontOnline/

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Sport02 Maj 2024
    Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis...
    Sport02 Maj 2024
    Chelsea ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të mbetur Ligës Premier. Ndeshja nisi me...
    Sport02 Maj 2024
    Marseille pret Atalantan në “Stade Velodrome” në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Francezët arritën të eliminonin një...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.