×
  • Sport
  • Sport

    Garë e “nxehtë” për titull mes Ballkanit, Prishtinës dhe Dritës, kë e favorizojnë njohësit e futbollit?

    FrontOnline
    01 Maj 2021

    Edhe pesë xhiro kanë mbetur deri në fund të këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll, aty ku edhe do të dihet skuadra kampione për këtë vit.

    Në garë të ngushtë për titullin e kampionit sivjet janë Ballkani, Prishtina dhe Drita, raporton FrontOnline.

    Me një ndeshje më shumë të zhvilluar, Drita ndodhet në krye të tabelës me 68 pikë, derisa gjilanasit duan me ngulm ta mbrojnë titullin e kampionit.

    Nga ana tjetër, me një ndeshje më pak, Ballkani dhe Prishtina zënë vendin e dytë me 67 pikë, respektivisht të tretin me 66 sosh.

    Deri në fund të kampionatit pritet të ketë një “garë” të nxehtë për titullin e kampionit.

    Për ta komentuar garën për titull, FrontOnline ka kontaktuar me trajnerët Tahir Lushtaku dhe Genc Sërmaxhaj si dhe me njohësin e futbollit, Muhamet Dragusha.

    Tre kanë thënë se deri në fund të edicionit, do të zhvillohet një luftë e ashpër për ta marrë “fronin”.

    Lushtaku: Përparësi i jap Ballkanit dhe Prishtinës

    Trajneri i njohur drenicas, Tahir Lushtaku e ka komentuar garën e “nxehtë” për titullin e kampionit në elitën e futbollit kosovar.

    Ai i ka dhënë përparësi Ballkanit dhe Prishtinës, derisa thotë se Drita është në një “mini-krizë”.

    “Do të jetë një garë e fortë dhe sigurisht do të varet nga ndeshjet direkte mes vete dhe skuadra që nuk gabon në këto xhirot e fundit, do të shpallet kampion”, ka thënë Lushtaku për FrontOnline, duke vazhduar:

    “Përpari i jap Ballkanit dhe Prishtinës, ndërsa te Drita po shihet se është një ‘mini-krizë’. Mendoj se ndeshja e fundit mes Prishtinës dhe Ballkanit do të vendosë”.

    Për fund, ish-trajneri i Drenicës thotë se Dritës me mungesat e fundit i janë vështirësuar gjasat pvr titullin.

    “Te Drita do të jetë hendikep pa Rexhën e lënduar dhe tani Namanin, dhe kështu ju vështirësohen gjasat për titull”, përfundoi të shtunën Tahir Lushtaku.

    “Të trija skuadrat e kanë fatin e tyre në duart e veta”

    Ish-futbollisti i njohur dhe tani trajneri i Dritës U19, Genc Sermaxhaj ka thënë se në garën për titull, nuk duhet të bazohemi te orari i skuadrave.

    “Në lojën e futbollit, asnjëherë nuk duhet të bazohemi në orarin që kanë skuadrat para vetes, pasi orari i mirë ‘lehtë’ është çdo herë për ato skuadra që luajnë mirë, janë në formë të mirë dhe nuk shqetësohen shumë për kundërshtarin që kanë përpara”, ka thënë Sermaxhaj duke vazhduar:

    “Drita javën e kaluar në shikim të parë e kishte shumë lehtë ndaj Besës, por ja që barazoi”.

    Sipas tij, Prishtina po bën lojë të mirë në xhirot e fundit, ashtu si edhe Ballkani, ani pse për suharekasit thotë se nuk janë aq “bindës”.

    “Mendoj se duhet parë formën e skuadrat në të cilën po kalojnë. Prishtina ndeshjet e fundit po luan mirë dhe nëse vazhdon kështu do të jetë skuadër që mund të jetë kampione. Gjithashtu, edhe Ballkani po luan mirë, por jo aq bindës. Drita ka zhgënjyer në dy ndeshjet paraprake (para fitores së sotme ndaj Feronikelit), por për dallim nga Prishtina dhe Ballkani, në letër duket ta ketë më lehtë pasi si vendas e pret Ballkanin. Të trija skuadrat e kanë fatin e tyre në duart e veta”, deklaroi për FrontOnline Genc Sermaxhaj.

    Dragusha thotë se “dëshira dhe përkushtimi” do të jenë vendimtarë për secilën skuadër

    Ish-futbollisti i njohur dhe njohësi i futbollit vendor, Muhamet Dragusha e ka dhënë një deklaratë interesante për garën e titullit në Superligën e Kosovës.

    Ai ka analizuar secilën prej skuadrave pretendente, derisa Dritën e sheh favorite, por vetëm nga “plani i dytë”.

    “Drita për mua ishte favorite duke parë orarin dhe ndeshjet me rivalët kryesor, por në ndeshjen e parafundit, ka zbehur paksa gjasat, Por, përsëri Drita është favorite, por tashmë nga plani i dytë”, thotë Dragusha.

    Sa i përket Prishtinës, ish-futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës tregon se ndeshja direkte me Dritën do të jetë vendimtare.

    “Prishtina këtë edicion ishte ndër skuadrat me lojën më të bukur dhe si rezultat i kësaj iu afrua kreut dhe vazhdon të ëndërroj titullin dhe ta kthej në Prishtinë pas tetë vitesh. Skuadra ka treguar grind, taktikë dhe lojë teknike. Me plotë meritë është në vendin e dytë dhe ndeshja direkte me Dritën do të jetë vendimtare”, theksoi ai.

    Tutje, për Ballkanin, Dragusha ka thënë se është treguar skuadër e menqur, derisa tregon se taktika e trajnerit me staf është rezultat që sot janë pretendent.

    “Ballkani vshtë treguar cinik dhe shumë skuadër e menqur, me qetësi dhe lojë të mirë arriti që dy xhirot e fundit të jetë përsëri lider dhe mendoj se kryeson me meritë. Besoj se kontigjenti i futbollistëve dhe talenti i tyre, por edhe taktika e trajnerit me staf është rezultat që sot janë pretendent dhe do të jenë shumë pranë titullit. Ana psikologjike, dëshira, përkushtimi për çdo ndeshje dhe kontigjenti dhe taktikat e trajnerëve do të jenë vendimtare për secilë skuadër. Shpresoj mos jetë të jetë taktika e kryesive të klubit që të vendoset titullit”, përfundoi të shtunën për FrontOnline Muhamet Dragusha./FrontOnline/

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Sport13 Shtator 2024
    Driton Kuka ka shkruar për suksesin e Flaka Loxhës në Grand Prix-in e Zagrebit. Xhudistja jonë ia doli të rrëmbente medaljne e...
    Sport13 Shtator 2024
    Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shprehur entuziazmin e tij për mundësinë e dhënë për ta treguar veten para tifozëve të Rangers, pasi...
    Sport13 Shtator 2024
    Flaka Loxha ka arritur një sukses madhështor në karrierën e saj. Xhudistja kosovare ditën e sotme ka fituar medaljen e parë elitare....
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku fillimisht gjatë orëve të para të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët e Pollatës dhe Grabanicës, të cilët ranë 34 vjet më herët. Kurti tha se...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pavarësisht se Kosova ende nuk e ka të obliguar shërbimin ushtarak, të rinjtë kosovarë janë shprehur të gatshëm që në rast se...
    Lajme13 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas konferencës që mbajti presidenti serb Aleksander Vuçiq nga ku prezantoi disa “masa” për Kosovën....
    Vip13 Shtator 2024
    Pas propozimit për martesë, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë. Mbrëmjen e sotme artisja ka ndarë foto dhe...
    Lajme13 Shtator 2024
    Sot në Prizren, një burrë ka ndërruar jetë në vendin e punës, pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.