×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kutjon dëshmorët e Pollatës dhe Grabanicës që ranë heroikisht 34 vjet më herët

    FrontOnline
    13 Shtator 2024

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët e Pollatës dhe Grabanicës, të cilët ranë 34 vjet më herët.

    Kurti tha se më 13 shtator të viti 1990, qindra policë dhe ushtarë serbë e rrethuan fshatin Pollatë të Podujevë, duke e realizuar një aksion kriminal të koduar me emrin “Munja” apo në shqip “Rrufeja”.

    “Qëllimi i tyre ishte terrorizimi i popullit shqiptar të Kosovës, duke e dhënë një shembull të veçantë të brutalitetit të aparatit shtetëror të dhunës arbitrare dhe politike; si dhe pengimi i lëvizjeve dhe organizimeve të mëtutjeshme, gjashtë ditë pas mbledhjes së Kaçanikut ku më 7 shtator, delegatët e Kosovës e kishin miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

    “Por banorët e Pollatës dhe të Llapit rezistuan me armë, duke i dhënë shembull gjithë Kosovës. Atë ditë në Pollatë, u vra Besim Latifi (1968) dhe Skënder Manolli. Student i drejtësisë në Universitetin e Prishtinës dhe pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1989, Besimi u vra në derë të odës së familjes së tij, teksa po dilte prej saj me pushkë në dorë. Po me armë në dorë dhe po para shtëpisë së tij, u vra edhe Skënder Manolli, gjithashtu nga Pollata”, shkroi Kurti.

    Tutje, shefi i qeverisë tha se poa të ditë, më 13 shtator 1990, teksa vëllezërit Simon Dushi dhe Shtjefën Dushi, po ktheheshin nga fshati Doblibare i Gjakovës për në Deiq të Klinës, u ndaluan nga një patrullë e policisë në Grabanic, ku u malltretuan nga policia serbe.

    “Policët serbë nisën t’i malltretonin arbitrarisht, e kështu në përleshje e sipër, e plagosën Simonin. Në atë situatë, Shtjefëni e nxori revolen dhe pasi e vrau një polic, mbeti edhe vetë i vrarë bashkë me vëllain e tij Simonin”.

    “Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në varrimet e këtyre katër dëshmorëve të lirisë, të rënë duke i rezistuar dhunës policore, shtypjes politike dhe diskriminimit mbi baza etnike të regjimit të apartheidit që Serbia po e instalonte ato kohë në Kosovë”.

    “Lavdi të rënëve Besim Latifi, Skënder Manolli, Simon Dushi dhe Shtjefën Dushi, mes të rënëve në rrugën e gjatë të rezistencës dhe luftës për lirinë e Kosovës”.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha se është në “kontakt të vazhdueshëm” me komunitetin shqiptar në Amerikë dhe me “miq të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Gjykata Komerciale ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani, pas padive individuale të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, vëllai i saj,...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 200 urdhëresa të gjykatës. “ Nga zyrtarët policor të rajonit...
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, përshkroi në detaje reagimin e familjes pas ngjarjes, sjelljen e Naim Murselit pas krimit, dhe dëshminë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, po vazhdon dëshminë e tij para Gjykatës...
    Sport14 Korrik 2025
    Chelsea është shpallur kampion i Kupës së Botës për Klube FIFA 2025, pasi mposhti bindshëm Paris Saint-Germainin me rezultat 3-0 në finalen...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një grua është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nën dyshimin për vjedhe. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti...
    Lajme14 Korrik 2025
    Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka dhënë dëshminë e tij sot para trupit gjykues. Ai ka treguar se pas aktit e kishte...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.