×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla, “goxha e kënaqur” me punën e lobistëve në SHBA

    FrontOnline
    14 Shtator 2024

    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të premten se është e kënaqur me punën e dy kompanive të kontraktuara vitin e kaluar për lobim në Shtetet e Bashkuara.

    Ajo i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi me gazetarë, më 13 shtator.

    Gërvalla tha se kontratat njëvjeçare me kompanitë e Avni Mustafajt – Ambal LLC – dhe Afërdita Rakipit – Afërdita Rakipi Communications – nuk janë vazhduar, por se një gjë e tillë “po konsiderohet”.

    Radio Evropa e Lirë ka raportuar më parë për punën e këtyre dy kompanive të kontraktuara për lobim në SHBA, por MPJD-ja nuk është përgjigjur në pyetjet lidhur me kontratat.

    Nga Zyra për komunikimin publik e kësaj ministrie, kishin thënë për REL-in se nuk i komentojnë kontratat e lobimit për “arsye të kuptueshme”.

    Përgjigje në pyetjet e REL-it nuk kishin ofruar as Rakipi e Mustafaj, të cilët kishin shpenzuar mijëra dollarë përtej pagesave të parapara me kontratë, që ishin nga 147 mijë euro për secilin.

    Shumë prej shpenzimeve gjatë gjashtëmujorit të parë të kontratës ishin raportuar për dreka dhe darka pune në Kosovë, megjithëse kontratat e tyre parashihnin ofrimin e këshillave dhe përfaqësimit të MPJD-së “brenda Shteteve të Bashkuara”.

    Ndërsa, në gjashtëmujorin e dytë të kontratës, ata kishin raportuar punë pothuajse identike – duke kontaktuar të njëjtët persona, në të njëjtat ditë, me të njëjtën përmbajtje të emaileve – edhe pse kontratat e tyre janë individuale.

    Gërvalla, duke theksuar se është e kënaqur me punën e dy lobistëve, tha se raportimet në dokumentet e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë, janë vetëm një pjesë e aktiviteteve të tyre. Ligjet në SHBA detyrojnë lobistët t’i raportojnë të gjitha aktivitetet e ndërmarra gjatë kohës sa janë të kontraktuar nga “agjentë të huaj”.

    E pyetur nga REL nëse Kosova është duke paguar dyfish punën e njëjtë, Gërvalla tha se nuk ka shqetësime lidhur me këto kontrata dhe shtoi se ata dy po punojnë së bashku në realizimin e detyrave të tyre.

    Kosova, edhe në të kaluarën, ka pasur kontrata lobimi. Që nga viti 1992, parti politike e institucione qeveritare kanë shpenzuar miliona euro për lobim në SHBA.

    Mirëpo, në shumicën e rasteve, të kontraktuara për lobim kanë qenë kompani të njohura amerikane për lobim, si Podesta Group dhe Ballard Partners.

     

    Disa nga kontrata arrinin shifra dukshëm më të larta se ato të Mustafajt dhe Rakipit, pasi që paguheshin në baza mujore me nga 50 mijë dollarë.

    Gërvalla tha se ajo preferon qasjen aktuale të MPJD-së, pasi që tha se në kompanitë e tilla të mëdha, Kosova është vetëm njëra nga shumë klientët e tyre, dhe nuk gjen përfaqësimin e nevojshëm.

    Rakipi dhe Mustafaj nuk kanë pasur asnjëherë kontratë lobimi të regjistruar FARA, para lidhjes së kontratës me MPJD-në.

    Ata të dy kishin qenë aktivë gjatë negociatave për çështjen e Kosovës në Rambuje të Francës, më 1999. Në mars të vitit 1999, të dy ata kanë marrë pjesë në një takim me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Bill Clinton, në Shtëpinë e Bardhë.

     

     

    Dhjetë vjet më parë, Rakipi, e lindur në Miçigen të SHBA-së, është etiketuar nga Gërvalla në një sfidë leximi, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

    Mustafaj, i lindur në Nju Jork të SHBA-së, ka qenë person kyç në Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), si dhe anëtar i organizatës Germin në Kosovë, që merret kryesisht me çështje të diasporës.

     

     

    Mustafaj ende figuron si anëtar i bordit në Germin, organizatë ku bashkëthemeluese ka qenë Liza Gashi, tani zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila...
    Lajme11 Tetor 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë reshje...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës është arrestuar personi me...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Sport11 Tetor 2024
    Shqipëria i ka mbyllur 45 minutat e parë me disavantazh 1-0 si mysafir i Çekisë në Ligën e Kombeve. Pas vetëm 3...
    Sport11 Tetor 2024
    Para syve të UEFA-s, edhe një herë ka ndodhur një skandal drejtuar Kosovës. Në ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Çekisë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në...
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri  i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.