×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zbrazen dy nga katër spitalet Covid në Tiranë, vijnë edhe 50 mijë doza AstraZeneca

    FrontOnline
    18 Prill 2021

    Situata epidemike në Shqipëri është nën kontroll, bëri të ditur sonte ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga Rinasi ku priti një dërgesa me 50 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.Duke e konsideruar situatën e epidemisë në vend, një situatë të kontrolluar, Manastirliu ka bërë me dije se në Spitalin COVID 3 nuk ka aktualisht pacientë të shtruar dhe as te COVID 4.Megjithatë ato do të jenë në gatishmëri bashkë me stafet mjekësore. “Jemi në një situatë, e cila konsiderohet me një incidiencë të ulët sa i përket rasteve të reja ditore. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme.

    Në spitalet COVID 3 dhe COVID 4 akutualisht nuk ka më pacientë, pasi është ulur numri pacientëve, por ato jane sërish në gatishmëri dhe mund të themi që situata paraqitet e kontrolluar”, tha Manastirliu.Aktualisht në 2 spitalet Covid gjenden 175 të shtruar, 14 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Në tre spitalet Covid në rrethe aktualisht ka vetëm shtrime të përkohshme që sipas rastit dërgohen në Tiranë.
    Sakaq kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza”, 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, donacion i Republikës së Indisë.

    Ato do të shpërndahen në të gjithë qendrat shëndetësore dhe qendrat masive të vaksinimit, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës mbi 60 vjeç.Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se me ardhjen e mbi 200 mijë dozave të tjera, këtë javë nis vaksinimi antiCOVID edhe për punonjësit e transportit publik, si fillim ai ajror.“Javën që vjen, duke filluar nga nesër, presim mbi 200 mijë doza vaksine. Po vijohet me operatorët turistikë, dhe do të shtrihemi javën e ardhshme edhe në targetin e punonjësve të transportit publik, duke filluar me punonjësit e transportit ajror”, nënvizoi Manasirliu.Aktualisht janë rreth 490 mijë vaksina të mbërritura në Shqipëri, ndërsa priten mbi 200 mijë vaksina të tjera në ditët në vijim. /noa.al

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kryetari i PDSH në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi duke folur në Emisionin “Opinion” për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, deklaroi se me opozitën aktuale, nëse hyjnë në Qeveri, deri në vitin 2050...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të bëjë fushatë në shtetin e Miçiganit përgjatë kësaj jave. Siç njofton...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.