×
Shëndetësi

Simptomat e reja të Covid 19, më pak temperaturë e kollë, por…

FrontOnline
14 Prill 2021

Më pak kollë, por më shumë lodhje; më pak temperaturë, më shumë të përziera e të vjella, simptomat e Covid 19 po ndryshojnë.

Virusi po evoluon e po ndryshon armët me të cilat godet, thonë ekspertët. Tani mjaft nga të prekurit e rinj ankohen për dobësi të madhe trupore, lodhje, dhimbje të muskujve dhe të barkut, si edhe për të vjella, dhimbje koke e probleme gastrointestinale, shkruan topchannel.

Krahasuar me një vit më parë, duket se sëmundja i ka modifikuar pasojat mbi organizmin tonë, dhe gjithmonë e më pak, efekti i koronavirusit po lidhet me problemet respiratore. Një studim britanik i realizuar me porosi të Ministrisë së Shëndetësisë, tregon nga 19 mijë pacientë të mbajtur nën vëzhgim, pothuajse gjysma nuk paraqesin më simptomat e zakonshme të lidhura me Covid 19, përfshirë këtu humbjen e shijes dhe të nuhatjes.

Gjithmonë e më shumë po shfaqen shenja të tilla si të vjellat dhe diarreja. Kjo valë e re duket se është prekur sidomos moshat më të reja. Shqetësimet e lidhura me aparatin tretës ishin ato që raportoheshin më pak në fillimin e pandemisë, por sot prevalojnë teksa mosha e të sëmurëve është ulur në mënyrë drastike.

Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
Nga Rubrika
Shëndetësi30 Prill 2024
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se deri më sot, nuk është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Covid-19, në...
Shëndetësi11 Prill 2024
Mbi gjysmë milioni goditje në tru në vit në botë mund të jenë pasojë e drejtpërdrejtë e klimës. Kjo u zbulua nga...
Shëndetësi06 Prill 2024
Në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Gjilan janë shtuar rastet e alergjive nga poleni. Kështu ka bërë të ditur specialistja e...
Të tjera
Sport01 Maj 2024
Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
Lajme01 Maj 2024
Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
Lajme01 Maj 2024
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
Lajme01 Maj 2024
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
Bota/Rajoni01 Maj 2024
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
Lajme01 Maj 2024
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.