×
Shëndetësi

Studimi: Ndryshimet klimatike rrisin mundësinë e goditjeve në tru

FrontOnline
11 Prill 2024

Mbi gjysmë milioni goditje në tru në vit në botë mund të jenë pasojë e drejtpërdrejtë e klimës. Kjo u zbulua nga një studim i botuar në revistën Neurology.

Studiuesit ekzaminuan 30 vjet të dhëna mjekësore për më shumë se 200 vende. Ata shikuan numrin e vdekjeve nga goditjet në tru dhe barrën e paaftësisë së lidhur me goditjen për shkak të temperaturave që ishin shumë të larta ose shumë të ulëta.

Në vitin 2019, pati 521,031 vdekje nga goditjet e lidhura me temperaturat jo optimale. Studiuesit zbuluan se shumica e këtyre “goditjeve klimatike” (474,002) ishin për shkak të temperaturave që ishin nën optimale, megjithatë ata gjetën gjithashtu një rritje të goditjeve të lidhura me temperaturat që ishin shumë të larta.

Me temperatura më të ulëta, enët e gjakut të një personi mund të ngushtohen, duke rritur presionin e gjakut dhe presioni i lartë i gjakut është një faktor rreziku për goditje në tru.

Temperaturat më të larta mund të shkaktojnë dehidrim, duke ndikuar në nivelet e kolesterolit dhe duke shkaktuar rrjedhje më të ngadaltë të gjakut, e cila nga ana tjetër mund të çojë në goditje në tru.

Një nga autorët e studimit, Quan Cheng, PhD, i Spitalit Xiangya në Universitetin Qendror Jugor të Changsha në Kinë, deklaroi se si ndryshimet e papritura të temperaturës në vitet e fundit, të analizuara në hulumtim, mund të jenë përgjegjëse për rritjen e goditjeve në tru në nivel global. Dhe mbi të gjitha, në zonat me pabarazi më të madhe në aspektin e kujdesit shëndetësor./oranews

Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
Nga Rubrika
Shëndetësi30 Prill 2024
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se deri më sot, nuk është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Covid-19, në...
Shëndetësi06 Prill 2024
Në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Gjilan janë shtuar rastet e alergjive nga poleni. Kështu ka bërë të ditur specialistja e...
Shëndetësi04 Prill 2024
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se në Klinikën e Gastroenterologjisë, Njësia Endoskopisë, për herë të...
Të tjera
Lajme01 Maj 2024
Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Aty për disa orë u diskutua për situatën...
Lajme01 Maj 2024
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshmitari i 60-të në rastin e ish-krerëve të UCK-së. Dëshmia...
Bota/Rajoni01 Maj 2024
Një ekspozitë e pajisjeve ushtarake perëndimore të marra nga forcat e Kievit gjatë luftimeve në Ukrainë u hap më 1 maj në...
Sport01 Maj 2024
Bruno Fernandes nuk e di nëse do të qëndrojë në Manchester United në sezonin e ardhshëm. Futbollisti portugez thotë se për momentin...
Lajme01 Maj 2024
1 Maji - Dita Ndërkombëtare e Punës, punëtorët kosovarë i gjen me shkelje të të drejtave. Për kushte më të mira dhe...
Lajme01 Maj 2024
Raportuesja për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Dora Bakoyannis ka deklaruar se asnjë kandidati sikurse Kosovës nuk i është kërkuar...

FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.