×
Shëndetësi

Stina e pranverës rrit numrin e pacientëve me alergji

FrontOnline
06 Prill 2024

Në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Gjilan janë shtuar rastet e alergjive nga poleni. Kështu ka bërë të ditur specialistja e mjekësisë familjare, Ramize Ahmeti- Ibrahimi.

“Me ardhjen e pranverës ka filluar edhe rritja e telasheve të pacienteve lidhur me alergjitë, duke filluar nga alergjia e polenit, por edhe alergjitë të tjera, siç janë alergjitë në ushqime, alergjitë nga insektet e ndryshme e të tjera. Sa i përket alergjisë së polenit kemi rastin. Aktualisht nuk kemi ndonjë databazë se sa është numri, por frekuentimi i qendrës sonë është mjaft i madh nga këta pacientë”, tha per RTK-ne Ramize Ahmeti – Ibrahimi, specialiste e mjekësisë familjare.

Kollitje, temperaturë, teshtitje dhe skuqje e syve janë disa nga simptomat që thotë se e karakterizojnë këtë alergji. Ajo tregoi edhe për trajtimin dhe grupmoshat më të prekura.

“Të gjitha grupmoshat janë të atakuara, prej fëmijëve të vegjël e deri te rriturit”, shtoi ajo.

Doktoresha këshilloi të gjithë ata që kanë alergji nga poleni ta shmangin ekspozimin në vendet ku ka më shumë lule dhe pemë dhe kujdes më të shtuar.

Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
Nga Rubrika
Shëndetësi30 Prill 2024
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se deri më sot, nuk është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Covid-19, në...
Shëndetësi11 Prill 2024
Mbi gjysmë milioni goditje në tru në vit në botë mund të jenë pasojë e drejtpërdrejtë e klimës. Kjo u zbulua nga...
Shëndetësi04 Prill 2024
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se në Klinikën e Gastroenterologjisë, Njësia Endoskopisë, për herë të...
Të tjera
Sport01 Maj 2024
Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
Lajme01 Maj 2024
Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
Lajme01 Maj 2024
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
Lajme01 Maj 2024
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
Bota/Rajoni01 Maj 2024
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
Lajme01 Maj 2024
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.