×
Shëndetësi

Si të ushqeheni gjatë Ramazanit, flet këshilltarja për ushqim

FrontOnline
13 Prill 2021

Leonora Gashi-Abdullahu, këshilltare për ushqim, ka dhënë këshillat për ushqyerje më të mirë në mënyrë që njerëzit të mos kenë probleme gjatë agjërimit në muajin e Ramazanit.

Ajo ka thënë se balancimi i ushqimeve dhe përgatitja në mënyrë të duhur janë hapat kyç për të kaluar ditët pa lodhje e pa humbje të koncentrimit.

“Shumë njerëz që agjërojnë e që shkojnë në punë thonë vazhdimisht se jam i lodhur, jo kam koncentrim më të ulët, jo s’kam energji të mjaftueshme. Krejt këto vijnë si pasojë e ushqimit jo të balancuar që marrin gjatë iftarit apo syfyrit. Duhet të fokusohemi që shujtat të jenë të balancuara sa i përket materieve ushqyese. Që të mos ndiejmë veten të lodhur. Si për çdo ditë, organizimi ka nevojë për laramani të materieve ushqyese. Llojllojshmëri të pemëve dhe perimeve, por jo vetëm këto, por edhe yndyra të shëndetshme e karbohidrate komplekse. Kemi nevojë për sasi të proteinave që të qëndrojmë më të ngopur”, ka thënë ajo.

Sa i përket përgatitjes, ajo ka thënë se preferohet të përdoret shumë pak vaj.

Për iftar, ka propozuar që të niset me ujë dhe hurme në mënyrë që organizmit t’i kthehen lëngjet dhe sheqernat natyrale që kanë munguar që nga syfyri.

Për hurmat ka thënë se janë jashtëzakonisht të shëndetshme sepse freskojnë trupin dhe organizmin.

“Nivelin e sheqerit e sjell në normalitet dhe mendoni se s’paskam qenë aq e uritur. Është starter i mirë për të mos ngrënë shumë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, pas hurmës dhe ujit preferohen ushqime më të lëngshme, duke nisur nga supa apo edhe ajrani.

Pastaj sallata me lënge, ndërsa pjata kryesore duhet të jetë me proteina me përmbajtje mishi, bimore, karbohidrate komplekse, patate, oriz e të tjera.

Sa i përket syfyrit, Abdullahu ka thënë se kërkohet shujtë e balancuar me gjëra të lëngshme dhe duhet të evitohen ushqimet me shumë yndyrë e kripë pasi që bëjnë që gjatë ditës të kërkohet më shumë uji, tha në KTV.

Evitimi i syfyrit vetëm me ndonjë gotë ujë dhe pa ushqim, sipas saj, është jo ideale dhe vetëm i sjell vështirësi e shkatërrime organizmit.

Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
Nga Rubrika
Shëndetësi30 Prill 2024
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se deri më sot, nuk është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Covid-19, në...
Shëndetësi11 Prill 2024
Mbi gjysmë milioni goditje në tru në vit në botë mund të jenë pasojë e drejtpërdrejtë e klimës. Kjo u zbulua nga...
Shëndetësi06 Prill 2024
Në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Gjilan janë shtuar rastet e alergjive nga poleni. Kështu ka bërë të ditur specialistja e...
Të tjera
Sport01 Maj 2024
Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
Lajme01 Maj 2024
Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
Lajme01 Maj 2024
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
Lajme01 Maj 2024
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
Bota/Rajoni01 Maj 2024
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
Lajme01 Maj 2024
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.