×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Agim Veliu në ditën e fundit në Ministri e shpërblen me kontratë 200 mijë € biznesmenin e LDK-së (Dokumente)

    FrontOnline
    25 Mars 2021

    Agim Veliu është kujdesur që në ditën e fundit të tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme ta shpërblejë më kontratë në vlerë prej 200 mijë euro biznesmenin Ragip Mustafa, i cili është edhe anëtar i Këshillit të përgjithshëm të LDK-së.

    Dita e fundit e Veliut në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka qenë 22 marsi 2021, pëkatësisht kur u votua në Kuvend Qeveria “Kurti 2”, përderisa kontrata për shërbime hoteliere-ushqim dhe pije mes Ministrisë së Punëve të Brendshme me kompaninë “Beni Dona Plast SH.P.K”, pronar i së cilës është Ragip Mustafa, është nënshkruar po të njëjtën ditë, ndonëse një kontratë ekzistuese ka qenë në fuqi deri më 24 mars 2021.

    Sipas kontratës që e posedon portali “Front Online”, e njëjta është nënshkruar me 22 mars 2021, përderisa është planifikuar të hyjë në fuqi pas skadimit të kontratës ekzistuese, më 24 mars 2021 dhe të zgjasë për një periudhë 3 vjeçare.

    Në nenin 3 të kontratës thuhet se çmimi për njësi për shërbime hoteliere dhe pije është 23.73 €, kurse çmimi në bazë të peshimit, çmimi për njësi është 3.96 €, raporton Front Online.

    “Vlera e parashikuar e kontratës për Pjesa (Llot 1) në shumë prej 200 mijë euro”, thuhet mes tjerash në kontratën që e posedon Front Online.

    Përpos nga u.d i Udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit dhe sekretarit të përgjithshëm në MPB, kontrata është nënshkruar edhe nga Agim Veliu si ministër i Brendshëm më 18 mars 2021, ndërsa përfaqësuesja e kompanisë “Beni Dona” kontratën e ka nënshkruar më 22 mars 2021.

    Përndryshe, Ragip Mustafa nga 14 marsi 2021 është pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

    Foto: Agim Veliu dhe Ragip Mustafa

    Mustafa me biznesin e tij “Beni Dona Plast” ka fituar shumë tenderë nga Komuna e Prishtinës, derisa kjo e fundit është udhëhequr nga Isa Mustafa, ish-kreu i LDK-së, por edhe nga Ministritë që i ka drejtuar LDK-ja si: Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK-ja), etj.

    Për këtë tender të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila ka shpallur fitues kompaninë “Beni Dona”, në fund të vitit 2020 ishte ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), operatori ekonomik “Luzern”- Prishtinë, i cili pretendonte se Ministria e Punëve të Bredshme ia ka bërë të padrejtë.

    Në seancën virtuale të OSHP-së të mbajtur më 21 janar 2021, përfaqësuesi i MPB-së, Armend Rugova, ka deklaruar se operatori ankues nuk i ka përmbushur kriteret e përcaktuara të tenderit. “Kërkesa ka qenë që operatori ekonomik t’i ketë 3 kuzhinierë dhe 2 zv/kuzhinierë. Operatori ankues ka ofruar vetëm dy kuzhinierë dhe ka luajtur me emrin e një zv/kuzhinieri”, ka deklaruar Rugova në seancën e OSHP-së.

    Pesë ditë më vonë (26 janar 2021) Paneli Shqyertues i OSHP-së ia ka aprovuar si pjesërisht të pabazuar ankesën operatorit ekonomik “Luzern”. MPB-ja ka pasur afat 10 ditor që ta informojë me shkrim Panelin Shyqrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra në lidhje me këtë aktivitet të prokurimit.

    Përndryshe, në lidhje me këtë kontratë të nënshkruar portali Front Online gjatë ditës së enjten nuk ka arritur të kontaktojë me Veliun por as me biznesmenin Ragip Mustafa.

    /Front Online/

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Tenderët24 Janar 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme (MB) që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur një tender prej 120 mijë euro për shërbime hoteliere,...
    Tenderët11 Janar 2024
    Telekomi i Kosovës ka shpërblyer me tender 15 milionësh kompaninë nga Kroacia “Ericsson Nikola Tesla d.d”, raporton Front Online. Në njoftimin e...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kanë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar profesorin Fehmi Agani, në 25 vjetorin e vrasjes së tij. Kurti tha se Agani...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Gjermania thirri për konsultime të dërguarin e saj në Moskë, pas dyshimeve se spiunët ushtarakë rusë kanë hakuar emailet e anëtarëve kryesorë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Babai i Alma Bushati-Arrëzit, nënës e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Vëllai i Ergys Arrazit, që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve e se kjo më pas ka kryer vetëvrasje,...
    Vip06 Maj 2024
    Kanë mbetur edhe pak orë deri te ngjarja më e madhe e modës, Met Gala 2024. Ky event prestigjioz edhe këtë vit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.