×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Shmangni plakjen duke ndjekur këto hapa

    FrontOnline
    06 Mars 2021

    Një studimi i ri i ndërmarrë në 4 shtete nga Këshilli Evropian i Informacionit rreth ushqimit, ka zbuluar se dieta mesdhetare, e cila më herët është vërtetuar se ndihmon në uljen e kolesterolit dhe redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kancerin, mund të reduktojë në mënyrë të konsiderueshme faktorët që kanë lidhje me procesin e plakjes.

    Të ngopur nga studimet dhe dietat e shumta me synim rënien në peshë, sajti i ri Vox u konsultua me 60 studime të lidhura me humbjet në peshë dhe foli me 9 ekspertë duke konkluduar se ‘ajo çfarë hani dhe në ç’sasi ka impakt më të madh në fizikun tuaj se sa ushtrimet në palestër’. Ushtrimi i vazhdueshëm ka një ndikim të madh dhe pozitiv në shëndet dhe mirëqenie, por shmangia e një petulle nga dieta ushqimore mund të jetë më efikase në humbjen e peshës se sa koha e kaluar në palestër.

    Më poshtë ju sjellim disa këshilla se si mund ta ndihmoni metabolizmin tuaj të “plaket” më vonë:

    Konsumoni fruta

    100 gramë është sasia e frutave të freskëta që një person duhet të konsumojë çdo ditë për të reduktuar rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemër, sipas një studimi 7-vjeçar të universitetit të Oksfordit, i realizuar tek 500 mijë të rritur në Kinë.

    Provo pak çokollatë

    Një studim nga Universiteti Kinsgston, në Britaninë e madhe ka konkluduar se konsumimi i çokollatës së zezë (jo të bardhë) për 14 ditë do t’ju japë një performancë të vërtetë atletike. Fruti i kakaos përmbajnë epicatechin, një flavonol që rrit oksid nitrik në trup, duke ndihmuar në hapjen e enëve të gjakut dhe duke lejuar një sasi më të madhe gjaku të arrijë tek muskujt.

    Konsumoni verë dhe kafe

    Një studimi i publikuar në revistën ‘Sciente’ pohon se mikrobet në kos nuk janë aq të rëndësishme sa t’i japin trupin tonë larminë e baktereve të shëndetshme nga burime të ndryshme ushqimore. Çuditërisht rol pozitiv në këtë drejtim luan edhe vera apo kafeja, të cilat kanë aciditetin e duhur për të ndihmuar bakteret e shëndetshme së bashku me frutat, perimet, çajin apo kosin. Nga ana tjetër, në listën e ushqimeve që ‘nuk duhen konsumuar’ janë pijet e gazuara, pijet energjike, sheqeri apo ëmbëlsirat artificiale.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lifestyle01 Maj 2024
    E ndërsa pijet pak të hidhura me më pak alkool pihen para vaktit, në fund të vaktit duhen shërbyer pije që do...
    Lifestyle01 Maj 2024
    Dashi Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk duhet të dekurajoheni pasi në vendin e punës mund të...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.