×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentim vrasje dhe pjesëmarrje në rrahje, nga një muaj paraburgim për tre të dyshuarit

    FrontOnline
    06 Mars 2021

    Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurve F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, si dhe ndaj B.A., dhe E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje.

    Sipas njoftimit, Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve F.K., B.A. dhe E.R., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

    “I pandehuri F.K., me datë 4 mars në orët e pasdites në Dragash, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.R., , dhe me atë rast me dashje vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit M.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje dhe rrahje paraprake e nxjerr pistoletën zyrtare e markës ,,Glock” të cal. 9×19 mm. dhe shkrep një herë nga një distancë në drejtim të të dëmtuarve. Të pandehurit B.A., dhe E.R., me datë kohë dhe vend të njëjtë marrin pjesë në rrahje e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të A.R., dhe M.M., sipas raporteve mjekësore të Qendrës Emergjente në Prizren. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet ne njoftim./Front Online/

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme26 Maj 2024
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se pushteti aktual vazhdon të jetë qeverisja më anti-sociale...
    Lajme26 Maj 2024
    Padia e një djali nga Kosova bëri që Gjykata Kushtetuese Gjermane të forcojë të drejtat e të huajve pa nënshtetësi por të...
    Lajme26 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në bashkëpunim me zjarrfikësit kanë larguar dëgë të thyer...
    Të tjera
    Lajme26 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në bashkëpunim me zjarrfikësit kanë larguar dëgë të thyer...
    Kronika26 Maj 2024
    Gjykata Supreme e ka aprovuar pjesërisht kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të dënuarit Valon Ibërdemaj, avokatit Besnik Berisha, duke...
    Kronika26 Maj 2024
    Një polic në Gjakovë është arrestuar dje, pasi i njëjti dyshohet se e ka kryer veprën penale “Kanosje”. “Informacionet e para lidhur...
    Lajme26 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot të rënët e 26 majit në Dukagjin. Haradinaj ka...
    Lajme26 Maj 2024
    Për më pakë se pesë muaj 11 qytetarë i kanë dhënë fund jetës në Kosovë duke kryer vetëvrasje në forma të ndryshme....
    Vip26 Maj 2024
    Mbrëmë u zhvillua finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania. Pas një transmetimi maratonë që mezi mbaroi rreth orës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.