×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

    FrontOnline
    26 Maj 2024

    Padia e një djali nga Kosova bëri që Gjykata Kushtetuese Gjermane të forcojë të drejtat e të huajve pa nënshtetësi por të lindur e rritur në Gjermani. Veprat penale të së shkuarës nuk janë automatikisht shkak dëbimi.

    Ishte padia e një djali nga Kosova në Gjykatën Kushtetuese gjermane në Karlsruhe që e solli këtë vendim: Sipas Gjykatës Kushtetuese delikte të drogës në të shkuarën nuk mjaftojnë si arsye dëbimi.

    I riu nga Kosova bën pjesë tek ata persona që në Gjermani quhen nga ana juridike “faktikisht vendas”, thuajse vendas.

    Fjala është për persona të huaj që nuk e zotërojnë nënshtetësinë gjermane, por ose kanë lindur në Republikën Federale të Gjermanisë ose kanë ardhur si fëmijë të vegjël dhe prej vitesh kanë hedhur rrënjë në këtë vend, shkruan DW.

    Krahas të drejtës për respektimin e jetës familjare dhe private, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në grindjen për dëbimin ata mund t’i referohen sipas juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese gjermane edhe të drejtës kushtetuese për zhvillimin e lirë të personalitetit, argumentuan gjykatësit gjermanë.

    I ri nga Kosova kishte shkuar si fëmijë në Gjermani

    Paditësi nga Kosova kishte shkuar mjaft i vogël në Gjermani, kishte shkuar në kopsht gjerman, më pas kishte arritur të merrte dëftesën e arsimit të mesëm. Ai ishte kualifikuar si punëtor i logjistikës në Gjermani. Nga viti 2018 duhej të dilte disa herë para gjyqit për shkak të disa veprave penale të lidhura me drogën dhe pjesërisht sulmeve me lëndime të rënda trupore.

    Në fillim të vitit 2022 ai u dëbua nga Gjermania në Kosovë. Zyra e të huajve vendimin e marrë për dëbim e kishte argumentuar me rrezikun e lartë të përsëritjes së veprave penale.

    Me padinë e ngritur, kosovari i ri arriti ta bëjë të vlefshme para gjykatës të qenit “faktikisht vendas” dhe se veprat penale i ka kryer në moshën e adoleshencës. Ndërkohë ai i paraqiti gjykatës edhe përfundimin e një terapie kundër drogës dhe se ka respektuar masat e riintegrimit në shoqëri.

    Kritika të kushtetuesve gjermanë për vendimet e para të gjykatave

    Dy gjykata më parë e kishin refuzuar padinë e djalit nga Kosova, Gjykata Administrative dhe Gjykata Bavareze e Administratës, VGH në Mynih. Por Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe me vendimin e së enjtes (23.05.) i shfuqizoi vendimet e të dyja gjykatave.

    Gjykatësit gjermanë të kushtetueses në argumentimin e tyre, thanë se VGH nuk kishte verifikuar me seriozitet, nëse paditësi për shkak të rrënjëve të hedhura në Gjermani mund të merrej në konsideratë si “faktikisht vendas”. Në konsiderimin e interesave dhe verifikimin e proporcionalitetit të masave duhet marrë parasysh edhe e drejta bazë e zhvillimit të lirë të personalitetit.

    Vërtet që në veprat penale të lidhura me drogën ekziston rreziku i përsëritjes, theksuan gjykatësit. Por tek personat “faktikisht vendas”, zyrat e te huajve dhe gjykatat duhet të verifikojnë më me vëmendje dhe ta arsyetojnë këtë.

    “Për këtë arsye kërkohet një prognozë individuale e rrezikut e lidhur me rastin konkret nën marrjen në konsideratë të fakteve aktuale”, që në vendimin e Gjykatës Bavareze të Administratës nuk është bërë si duhet, argumentoi Gjykata Kushtetuese Gjermane./DW

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Qershor 2024
    Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, 19 Qershori – Dita e Çlirimit e Komunës së Podujevës shënohet me...
    Lajme17 Qershor 2024
    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca është shprehur i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e meteorologut, Sylë Tahirsyla. Për Sylën, Konjfuca thotë se la shenja...
    Lajme17 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Zvicër, është takuar me homologun e saj nga Kenia, William Ruto, njofton...
    Të tjera
    Kronika17 Qershor 2024
    Në Llapushnik është gjetur një trup i pajetë i një burri. Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen...
    Kronika17 Qershor 2024
    Një person që ishte goditur nga vetura në Gjakovë më 12 qershor, ndërruar jetë. Ai ishte dërguar në QKUK por nuk ka...
    Lajme17 Qershor 2024
    10 vjet më parë, pra më 17 qershor të vitit 2014, rreth orës 05:00 të mëngjesit ishte hequr përfundimisht barrikada kryesore mbi...
    Lajme17 Qershor 2024
    Të hënën do të mbajë mot me diell por me vranësira të shpërndara. “Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale...
    Lajme16 Qershor 2024
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Gjakovë – Klinë, më saktësisht në fshatin Mrasor. Zëdhënësi i...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shfaqur mbështetje dhe besim të fortë në udhëheqjen e Presidentit të SHBA Joe Biden, duke shtuar se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.