×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton heronjtë Arben e Luan Qerimaj: Heroizmi i tyre deri në vetëflijim është dëshmi e nderit të luftëtarit shqiptar

    FrontOnline
    26 Maj 2024

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot të rënët e 26 majit në Dukagjin.

    Haradinaj ka thënë se Arben e Luan Qerimaj u rritën në frymën patriotike dhe atdhedashëse.

    “Arben e Luan Qerimaj, u rritën në frymën patriotike e atdhedashëse, të inspiruar nga familjarët e tyre që ishin gjatë gjithë jetës në luftë me armikun. U bashkuam sot në Gllogjan, në nderim e kujtim të luftëtarëve më të zotë që kishte Dukagjini, Arben e Luan Qerimaj, Fetah Selca, Besim Alijaj, Rexhep Tafa dhe Haki Krasniqi”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se heroizmi i tyre deri në vetëflijim është dëshmi e nderit të luftëtarit shqiptar.

    “Të gjithë këta bashkëluftëtarë që i kujtuam sot ishin të veçantë, secili në mënyrën e vet. Në përvjetorin e rënies së tyre kujtojmë shpirtin luftarak dhe besnikërinë ndaj shokëve të plagosur. Herozimi i tyre deri në vetëflijim është dëshmi e nderit të luftëtarit shqiptar”, është shprehur Haradinaj.

    Ai ka thënë se ishte lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NATO-n e udhëhequr nga Amerika.

    “Derisa nderojmë dëshmorët e luftës sonë çlirimtare, ne kujtojmë se sa e shtrenjtë është liria që e gëzojmë sot. Ishte lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NATO-n e udhëhequr nga Amerika. Falë sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së dhe brezave që kontribuuan ndër vite për Atdheun sot ne gëzojmë shtetin e pavarur dhe Ushtrinë moderne që kryen misione përkrah shteteve aleate të NATO-s, e misionin tonë në sigurimin e lirisë sonë nuk duhet ta ndalim derisa të bëhemi ofrues të sigurisë, si pjesë e NATO-s.

    Lavdia u takon të gjithë atyre që u vunë në mbrojtje të Atdheut!”, ka përfunduar ai.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme17 Qershor 2024
    Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, 19 Qershori – Dita e Çlirimit e Komunës së Podujevës shënohet me...
    Lajme17 Qershor 2024
    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca është shprehur i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e meteorologut, Sylë Tahirsyla. Për Sylën, Konjfuca thotë se la shenja...
    Lajme17 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Zvicër, është takuar me homologun e saj nga Kenia, William Ruto, njofton...
    Të tjera
    Kronika17 Qershor 2024
    Një person që ishte goditur nga vetura në Gjakovë më 12 qershor, ndërruar jetë. Ai ishte dërguar në QKUK por nuk ka...
    Lajme17 Qershor 2024
    10 vjet më parë, pra më 17 qershor të vitit 2014, rreth orës 05:00 të mëngjesit ishte hequr përfundimisht barrikada kryesore mbi...
    Lajme17 Qershor 2024
    Të hënën do të mbajë mot me diell por me vranësira të shpërndara. “Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale...
    Lajme16 Qershor 2024
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Gjakovë – Klinë, më saktësisht në fshatin Mrasor. Zëdhënësi i...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shfaqur mbështetje dhe besim të fortë në udhëheqjen e Presidentit të SHBA Joe Biden, duke shtuar se...
    Lajme16 Qershor 2024
    Lulzim Basha ka zhvilluar një Podcast në Prekaz, nga Kulla e Jasharëve, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Basha ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.