×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet dhe suspendohet një polic në Gjakovë, dyshohet për “Kanosje”

    FrontOnline
    26 Maj 2024

    Një polic në Gjakovë është arrestuar dje, pasi i njëjti dyshohet se e ka kryer veprën penale “Kanosje”.

    “Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje rreth orës 19:00 nga Policia e Kosovës në Gjakovë se një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) është i përfshirë si i dyshuar në një rast të kanosjes”, thuhet në komunikatën e Inspektoratit Policor të Kosovës.

    Ai është ndaluar për 48 orë dhe është suspenduar.

    “Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin  kanë ndërmarrë disa veprime hetimore. Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.”

     

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Kronika17 Qershor 2024
    Për 24 orë në Kosovë u realizuan 648 gjoba trafiku. Ky numër nuk është dhe aq i ulët, por duke e krahasuar...
    Kronika17 Qershor 2024
    Dhuna në familje vazhdon të jetë shqetësim në vendin tonë. Policia e Kosovës ka në raportin ditor ka bërë të ditur se...
    Kronika17 Qershor 2024
    Një burrë duke drejtuar makinën e tij ka goditur një këmbësore në Zupqe të Zubin Potokut. E njëjta është dërguar në Spitalin...
    Të tjera
    Lajme17 Qershor 2024
    10 vjet më parë, pra më 17 qershor të vitit 2014, rreth orës 05:00 të mëngjesit ishte hequr përfundimisht barrikada kryesore mbi...
    Lajme17 Qershor 2024
    Të hënën do të mbajë mot me diell por me vranësira të shpërndara. “Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale...
    Lajme16 Qershor 2024
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Gjakovë – Klinë, më saktësisht në fshatin Mrasor. Zëdhënësi i...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shfaqur mbështetje dhe besim të fortë në udhëheqjen e Presidentit të SHBA Joe Biden, duke shtuar se...
    Lajme16 Qershor 2024
    Lulzim Basha ka zhvilluar një Podcast në Prekaz, nga Kulla e Jasharëve, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Basha ka...
    Lajme16 Qershor 2024
    Edhe një muaj pritet që të përfundojë sesioni pranveror në Kuvendin e Kosovës. Kjo legjislaturë po vlerësohet se u karakterizua me neglizhencë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.