×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin nga LDK: Më 14 mars do ndodhë rikthimi i LDK-së

    FrontOnline
    03 Mars 2021

    Kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka folur për dështimin e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

    Ai në Debat të RTK-së ka numëruar disa nga problemet që kanë rezultuar me humbjen e mbi 100 mijë votave krahasuar me zgjedhjet 2019.

    “Isha kundër koalicionit me PDK-në në vitin 2014, isha unë dhe disa të tjerë, por zëri ynë nuk u dëgjua. Ishte koha kur thoshin s’ka koalicion me PDK-në dhe më pastaj ai koalicion ndodhi”, ka thënë Tahiri.

    Sipas tij, problem tjetër i LDK-së ishte edhe shkëputja me degët e diasporës.

    “Edhe prishja e koalicionit me Vetëvendosjen ishte gabim në sytë e elektoratit. Por tani nuk duhet të humbim kohë më këtë pjesë dhe LDK-ja duhet të përcaktohet për një lidership të ri dhe rikthimi të shpresës, sidomos për të rinjtë”, ka thënë ai.

    Tahiri tha se përjashtimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja e konsideron gabim dhe se ai ka votuar kundër.

    “Nuk ka qenë në traditën e LDK-së përjashtimi i zyrtarëve, aq më pak i një kandidateje për kryeministre. Të gjitha këto gabime kanë bërë që elektorati i LDK-së të zgjedhin një listë jashtë listës së LDK-së. Mendoj që më 14 mars kur të mbahet kuvendi i LDK-së, delegatët do të përcaktohen për rikthimin e LDK-së. Tema më akute tash është rikthimi i LDK-së duke e transformuar komplet lidershipin e partisë. Duhet të ndodhë një ndryshim thelbësor”, ka thënë Tahiri.

    Ndryshe, LDK më 14 mars mban kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se shpreson që diskutimet e të martës të jenë konstruktive dhe se Kosova...
    Lajme30 Prill 2024
    344 euro pritet t’u kushtojnë deputetëve ofendimet, sharjet e nxitja e dhunës në seanca të Kuvendit. Kështu parasheh kodi i sjelljes i...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka listuar një sërë gjërash me anë të së cilave thotë Serbia e ka shkelur...
    Të tjera
    Vip30 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në shtëpi Heidi ka pasur mundësinë t’i takojë dy prindërit e Romeos madje dhe kunatën e tij, Bora Zemanin. Gjatë...
    Lajme30 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës po mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier e ka përshkruar zgjerimin e Bashkimit Evropian me 10 shtete, 20 vjet më parë, si një moment lumturie...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, në takimin e ministrave të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, ka thënë se ka ritheksuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës po mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi i cili ka vdekur pardje. Homazhet po mbahen në...
    Lifestyle30 Prill 2024
    DASHI Ka një dëshirë të madhe për argëtim, për të relaksuar mendjen dhe për të menduar vetëm për t’u ndjerë mirë, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.