×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Podujevës kundërshton ndërtimin e hidrocentralit në lumin Kaçandolli

    FrontOnline
    03 Mars 2021

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot ka marrë pjesë në debatin publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Kaçandolli në pjesën e Komunës së Vushtrrisë dhe Podujevës.

    Sipas një njoftimi për media, në debatin i cili u zhvillua sot me përfaqësues të Kompanisë “Hidrocom” sh.p.k, kryetari Shpejtim Bulliqi tha se kjo kompani duke shpërfillur plotësisht vendimet e Komunës, e cila dy herë ka refuzuar ta pajisë këtë kompani me leje mjedisore, ka marrë pëlqim nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) për realizimin e projektit për ndërtimin e hidrocentralit, në rrjedhën e lumit Kaçandolli, në territorin e Komunës së Podujevës.

    “Kompania në mënyrë të njëanshme, duke bashkëpunuar vetëm me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) dhe pa lejen e Komunës së Podujevës, për të cilën është refuzuar dy herë, ka filluar procedurat e realizimit të projektit. Prandaj edhe na ka detyruar neve si Komunë të ushtrojmë padi për ta kundërshtuar formën arbitrare të dhënies së këtij pëlqimi mjedisor nga MEA”, tha kryetari Bulliqi.

    Në njoftim po ashtu thuhet se kryetari Bulliqi tha se edhe forma e organizmit të këtij dëgjimi publik, krejt formale dhe pa bashkëpunim me banorët e këtyre fshatrave, është tregues i qartë i përpjekjes për fillim të heshtur të realizimit të këtij projekti, i cili dëmton ambientin-pasurinë natyrore të këtyre fshatrave.

    “Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë këtë projekt, për të cilin kemi edhe përkrahjen e banorëve të kësaj pjese. Orientimi ynë është që për këto zona të ofrojmë investime që përmirësojnë infrastrukturën dhe nxisin investime në zhvillimin dhe promovimin e turizmit dhe asesi nuk lejojmë projekte që shkaktojnë degradim mjedisor”, tha kryetari Bulliqi.

    Sipas njoftimit, edhe përfaqësuesi i fshatit Popovë, Muhamet Murati, në emër të banorëve të fshatrave përgjatë lumit Kaçanoll, tha se në asnjë rast nuk është konsultuar komuniteti dhe shprehu kundërshtimin e tyre për realizmin e këtij projekti, i cili bie ndesh edhe me Strategjinë lokale për zhvillim të Turizimit, strategji për të cilën kanë kontribuar këta banorë.

    Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë, “Hidrocom” sh.p.k., Adnan Elshani, tha se kompania në fjalë sipas legjislacionit në fuqi ka organizuar këtë debat. Ai tha pëlqimi mjedisor është marr sipas kritereve të ministrisë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se janë të zhgënjyer të shohin se dy...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, ka folur lidhur me zgjedhjet presidenciale në raundin e parë,por...
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje Izraelit që të mos e pushtojë qytetin jugor të Gazës, Rafahun. Kjo...
    Lajme30 Prill 2024
    Në nderim të jetës, veprës dhe kontributit për shtetin e Kosovës, sot u mbajt Akademi Përkujtimore për veprimtarin dhe ish-deputetit e Kuvendit të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të ketë tribunal ndërkombëtar për luftën e 2001, Lideri i...
    Lajme30 Prill 2024
    Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (MCC) lansuan programin...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Qeveria ukrainase ka rritur shpenzimet e saj për dronët, duke shtuar 392 milionë dollarë për këto armë, tha kryeministri Denys Shmyhal. “Me...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.