×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSH: Rriten infeksionet me koronavirus në shkallë globale

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se për herë të parë në shtatë javë infeksionet e reja me koronavirus janë rritur globalisht. Zyrtarët shprehën shqetësimin se rastet mund të rriten ndjeshëm sërish.

    Sipas OBSH-së rritja e rasteve ka ndodhur në katër rajone: në dy kontinentet Amerikane, në Mesdheun Lindor, Evropë dhe Azinë Juglindore. Sipas zyrtarëve ky zhvillim ishte “zhgënjyes, por jo befasues” dhe mund të lidhet me zbutjen e masave kufizuese.

    Sipas OBSH-së do të ishte “jorealiste” të mendohej se pandemia mund të ndalet deri në fund të vitit.

    Paralajmërimet vijnë pas një rënie të mprehtë të rasteve me koronavirus dhe vdekjeve në shumë pjesë të botës, zhvillim që së bashku me prodhimin e vaksinave, kishin rritur shpresat se përhapja e koronavirusit do të vazhdonte me një prirje drej rënies.

    Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e shëndetësisë po paralajmërojnë për një shtim tjetër të rasteve që mund të ketë lidhje me variantet e reja të virusit.

    Vendi po përballet ndërkaq me një mungesë kritike vaksinash, gjë që ka shtyrë një numër në rritje ekspertësh të shëndetit publik të sugjerojnë përdorimin e vetëm një doze nga vaksinat e parashikuara të përdoren me dy të tilla.

    Por doktor Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, i tha gazetës “Washington Post” të martën se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të zbatojnë regjimin me dy doza të vaksinave të Pfizer-BioNTech dhe Moderna-s.

    Doktor Fauci paralajmëroi se kalimi tek strategjia me një dozë mund t’i linte njerëzit më pak të mbrojtur dhe të bëhej shkak për përhapjen e varianteve të ndryshme të virusit.

    Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive i tha gazetës se “hendeku mes ofertës dhe kërkesës do të zvogëlohet shumë shpejt e më pas do të kapërcehet” pasi kompanitë Pfizer e Moderna të përmbushin zotimin e tyre për të siguruar 220 milionë doza deri në fund të marsit, së bashku me zotimin e kompanisë Johnson & Johnson për të shpërndarë 20 milionë doza të vaksinës së saj me një doze, brenda këtij muaji.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...
    Sport02 Maj 2024
    Marseille pret Atalantan në “Stade Velodrome” në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Francezët arritën të eliminonin një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.