×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja e numrit të rasteve të infektuara me COVID-19, kjo është gjendja në QKUK

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Në 24 orët e fundit sipas raportit të IKSHPK-së, 467 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, duke bërë kështu të jetë shifra më e lartë tash e disa muaj në vendin tonë.

    Drejtori i SHSKUK Valbon Krasniqi ka treguar se situata aktualisht është e menaxhueshme dhe se rritjen e rasteve gjatë ditëve të fundit janë duke e përcjell me vëmendje të veçantë.

    Krasniqi ka treguar se aktualisht në spitalet dhe klinikat e SHSKUK-së janë duke u trajtuar 528 pacientë me COVID-19.

    Ndërsa pjesa dërmuese e tyre kanë nevojë për trajtim me oksigjen.

    “Numri i pacientëve të shtrirë në spitale gjatë këtyre dy muajve të fundit është sjell diku rreth 500 pacientë. Më së paku ka qenë 460 dhe më së shumti ka qenë 514. Sot kur po flasim në nivel të SHSKUK-së, në spitale dhe në klinik të QKUK-së kemi 528 pacientë të shtrirë që janë duke u trajtuar. Nga ta 410 kemi me oksigjeno terapi të vazhdueshme”, tha Krasniqi për IndeksOnline.

    Ai ka treguar tutje se 29 pacientë janë në gjendje më të rëndë e të cilët po trajtohen në repartet e kujdesit intensiv.

    “29 i kemi në gjendje më të rëndë të cilët janë duke u trajtuar në repartet e kujdesit intensiv, 6 prej tyre jam me respirator, të intubuar gjendja e tyre vlerësohet shumë kritike dhe 23 i kemi me metodën tjetër të asistimit me ventilim mekanik”, nënvizoj Krasniqi.

    Krasniqi ka theksuar se në ditët e fundit ka pasur tendencë në rritje të pacientëve që kanë kërkuar trajtim spitalor, e për këtë tashmë dihet ‘fajtori’.

    “Ne jemi duke përcjell situatën me vëmendje dhe është e pritshme kjo veçanërisht prej fushatës politike, tubimeve, ku nuk ka pasur aspak respektim të masave anti-Covid dhe kjo tani po reflektohet me numrin e rasteve të reja të shtuara të të infektuarve”, tha Krasniqi.

    Krasniqi ka theksuar se ai nuk e ka idenë se kur do të vijnë vaksinat.

    Ndërsa ka porositur qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë vendimet e institucioneve duke përfillur masat anti-Covid.

    “Porosia ime për qytetarë është edhe më tutje të vazhdojmë të respektojmë masat, nuk guxojmë të shpërqendrohemi dhe as në aspektin individual dhe as kolektiv, sepse virusi është ende në vend dhe është duke u përhapur në masë”, tha Krasniqi.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Lajme04 Maj 2024
    Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, i ka reaguar ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....
    Lajme04 Maj 2024
    Prej orës 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, bashkë me pjesëtarët e RDK-së kanë bërë një aksion simbolik në Ferizaj. Duke portretizuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Sadiq Khan është zgjedhur kryebashkiak i Londrës, duke fituar mandatin e tretë historik pas një gare dramatike. Khan u shpall fitues ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.