×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Abazoviq: E kam uruar Kosovën në përvjetorin e Pavarësisë, Gjeloshaj ka bërë propagandë

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë që ai ka bërë urim për Kosovën në 13-vjetorin e Pavarësisë.

    Në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, Abazoviq tha që kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka bërë propagandë lidhur me këtë çështje.

    “Nik Gjeloshaj ka bërë pak propagandë duke thënë që ‘pse se nuk e keni uruar’. E kam një pyetje për të, pse nuk e ka pyetur presidentin Gjukanoviq se  pse nuk e ka publikuar urimin e vet. Apo tash nuk i duhen më pakicat kur është në opozitë. Kjo pyetje duhet të shtrohet, e jo të provojë të krijojë armiq sidomos dikë që ka sjellje korrekte”.

    Abazoviq theksoi që problemi i mentalitetit që ekziston këtu, është që sipas tij, diçka që ka lidhje me virusin e lidhin me politikën.

    “E kam uruar Kosovën për Pavarësi, e ka uruar edhe kryeministri. Diçka që ka lidhje me virusin e lidhin me politikën dhe në këtë rast me 17 shkurtin – ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ky është mentaliteti i funksionimit të politikës në Ballkan. Sa i takon Kosovës, ju e dini shumë qartë që nuk kam qenë i gatshëm për të hyrë në koalicion në Qeveri të Malit të Zi pa u nënshkruar marrëveshja që çështja e pavarësisë së Kosovës është e pa prekshme, sa i takon Qeverisë së re”.

    “Ne ashtu edhe sillemi, është e thjeshtë që ta gjeni urimin tim. Ia kam uruar edhe presidentes, edhe kryeministrit aktual, pa marrë parasysh që ndërkohë kanë ardhur zgjedhjet. Sa i takon urimit, ai ka qenë i publikuar në dy gjuhë dhe është një gjë që shumë thjeshtë mund të shikohet pasi është publike”.

    “Politika e qeverisë është e tillë që ka dëshirë të bëjë marrëdhënie sa më të mira me të gjitha shtetet në rajon dhe të mundohemi të japin një kontribut që të dobësohet polarizimi e jo të jetë më i ngritur”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.