×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Ramadani: Prej mungesës së vaksinës rrezikojmë valën e tretë të COVID-it

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Gjatë kësaj jave në Kosovë ka pasur një rritje të shifrave të qytetarëve të infektuar me koronavirus, vetëm ditën e djeshme janë raportuar 461 raste të reja. Shkaktar i shtimit të infeksionit në vendin tonë po konsiderohet fushata elektorale dhe mosrespektimi i masave anit-COVID. Madje infektologu, Hamdi Ramadani ka paralajmëruar edhe një valë të tretë të COVID-19 në vendin tonë.

    Sipas ish-drejtorit të Klinikës Infektive edhe prezenca e variantit të ri britanik i cili u konfirmua në fillim të muajit janar e shton rrezikun për shpërndarje më të madhe të pandemisë në Kosovë.

    “Me paraqitjen e rasteve ditëve të fundit në aspektin tjetër fushata që ndodhi ditët e kaluara deri më datën 12 apo 13 e ka bërë që gjendja e situatës epidemiologjike dhe pandemike në vendin tonë do jetë jo e mirë. Ose më mirë me thënë e përkeqësuar. Të gjitha këto masa po e shihni se edhe ditët në vijim por edhe tash e tutje nuk janë duke u respektuar nuk janë duke u zbatuar dhe kjo e bënë të mundur që ky virus, marr parasysh edhe një variant të ri të COVID-19 në Kosovë, ka filluar dhe e dini që është identifikuar një variant i ri i COVID-19, dhe që mund të kemi edhe një variant tjetër e bënë të mundur që ky virus të shpërndahet edhe më shumë edhe në shpejtësi më të madhe dhe të bëhet shpërndarja më e madhe. Dhe kjo po ndodh. Ju e dini që në vendin tonë ende nuk ka filluar vaksinimi dhe imunizimi kundër sëmundjes COVID-19 me vaksinën specifike edhe kjo e bënë të mundur që situata ende të jetë e keqe e rëndë dhe mund të jetë e mundshme edhe fillimi i një vale të tretë të sëmundjes COVID-19”, theksoi Ramadani.

    Infekologu Ramadani thekson se është e nevojshme që Kosova të ketë masa më rigoroze të cilat duhet të zbatohen.

    “Është e nevojshme që masat rigoroze anti-COVID-19 sikurse në të gjithë botën që po bëhen me rigorozitet të madh të vazhdojnë dhe të implementohen dhe të jenë të zbatueshme edhe në vendin tonë. Në të kundërtën nëse masat anti-COVID, ato që ne i kemi potencuar maskat obligative, distanca dhe kufizimi i njerëzve e bëjnë të mundur që pandemia të vazhdojë me përhapjen e saj edhe deri tek ndërlikimet dhe pasojat me vdekshmëri. Është i nevojshëm që të bëhet kufizimi dhe masa më rigoroze dhe më shtrënguese në kuptimin e masave që duhet të zbatohen në një kohë pandemie. Nuk duhet të ndalemi në relaksim të këtyre masave sepse kjo është gabim”, theksoi Ramadani.

    Ish-drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani thotë se arma më e mirë për të luftuar koronavirusin është vaksina, por që Kosova është vonuar shumë në sigurimin e saj.

    Ai akuzon institucionet përgjegjëse për mos punë në këtë drejtim.

    “Është dashur shumë më herët që të mendohet në këtë drejtim dhe normalisht unë mendoj se është dashur që deri më sot vendi ynë të ketë edhe vaksinë dhe të fillojë vaksinimi dhe imunizimi sikurse në vendet e tjera. Nuk ka asnjë dilemë që ne jemi vonuar në kuptimin e dhënies ose sigurimit të kësaj vaksine nga cilado kompani, por që vaksina ka qenë dashur të jetë deri më sot në vendin tonë. Autoritet zyrtare nuk e kanë bërë punën në këtë drejtim ashtu siç është dashur nuk e di ku është defekti me siguri vonesa kemi nuk ka asnjë dilemë”, tha ai.

    Kujtojmë që Kosova po vazhdon t’i pres 100.800 dozat e vaksinave të AstraZenecas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra./

     

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë në linjë me konkluzionet e nxjerra me datën 12 dhjetor 2023, Këshilli Evropian do...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk po i kërkohet asgjë më shumë...
    Lajme04 Maj 2024
    Këtë të shtune është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i...
    Lajme04 Maj 2024
    Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Shkumbin Ahmetxhekaj, ka reaguar pas rastit të djeshëm ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha,...
    Lajme04 Maj 2024
    Ish-deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e Fatmir Limajt. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili e mori besimin vetëm pak ditë më parë, ka lëshuar një kërcënim ndaj Kosovës. Në...
    Lajme04 Maj 2024
    Dje në një hotel të Prizrenit ka vdekur një turist i moshës 60 vjeçare me kombësi boshnjake. Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.