×
  • Lajme
  • Lajme

    A kanë filluar hetimet për votat e Adriana Hoxhiq, flet prokurorja  Laura Pula

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Iniciativa  “Komuniteti i Bashkuar” e Adriana Hoxhiq  në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka arritur t’i marrë rreth 7 mijë vota, mirëpo më shumë se gjysma e votave për të kanë ardhur nga Komunat me shumicë serbe, madje edhe nga ato ku nuk jeton asnjë pjesëtar i komunitetit boshnjak, pjesë e së cilit është Hoxhiq.

    Dyshimet e bazuara janë se subjekti politik i Hoxhiq është përkrahur nga Lista Serbe, duke synuar që në legjislaturën e re të Kosovës t’i ketë hiç më pak se 13-14 deputetë.

    Përkrahja e Listës Serbe për Hoxhiq ka lënë jashtë Kuvendit disa subjekte politike që e kanë përfaqësuar deri më tani komunitetin boshnjak.

    Për votat e shumëta që  ka marrë  Hoxhiq,  është ankuar në PZAP edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, por ankesa e saj është hedhur poshtë.

    Reagime të shumta ka pasur edhe nga Organizatat Jo-Qeveritare, të cilat kanë kërkuar që institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare  t’i mbrojnë të drejtat e pakicave, pavarësisht madhësisë së tyre numerike dhe që urgjentisht të kërkojnë hetim meritor të rastit.

    E lidhur me këtë, për FrontOnline, ka folur koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula.

    Ajo tha se, Prokuroria është duke i marrë të gjitha veprimet lidhur me këtë rast.

    “Ne jemi duke i ndërmarr të gjitha veprimet dhe në këto raste nuk mundemi me u prononcuar për rrjedhën e procedurës, sepse mund të na prishen hetimet”, ka thënë shkurt Pula për Front Online.

    Lexo edhe:

    Faktet që dëshmojnë se partia e Adriana Hoxhiq është përkrahur nga Lista Serbe (Statistika)

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë të pavërteta kur deklaroi se kontratat e...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se Kosova ka ende probleme për të luftuar korrupsionin dhe krimin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar sot ga Bashkimi Europian heqjen e masave ndëshkuese meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e Unionit....
    Të tjera
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se fjala korrupsion në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin...
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saradnda Bogujevci ka kërkuar që sigurimi ta largojë nga salla e Kuvendit deputetin e LVV-së, Sali Zyba dhe deputetin...
    Vip02 Maj 2024
    Në botën e figurave publike, ku imazhi dhe paraqitja kanë një rëndësi të veçantë, shumica zgjedhin të jenë të kuruar në çdo...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka publikuar një fotografi me vajzën e komandantit, Ilaz Kodrën. Deliu-Kodra përmes një...
    Opinione02 Maj 2024
    Nga: David A. Andelman / CNN Për 44 vjet, herë pas here isha banor i Francës, ndonjëherë në formë të përhershme, më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.