×
  • Lajme
  • Lajme

    Faktet që dëshmojnë se partia e Adriana Hoxhiq është përkrahur nga Lista Serbe (Statistika)

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Subjekti politik “UH Adriana Hodzhiç” ka thyer një rekord në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, duke arritur që të sigurojë mijëra vota në Komunat ku s’ka asnjë pjesëtarë të komunitetit boshnjak, të cilin e përfaqëson ajo.

    Ish-ministrja në Qeverinë “Haradinaj” ka arritur t’i sigurojë rreth 6400 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke lënë jashtë Kuvendit të Kosovës shumë parti politike që kanë përfaqësuar vazhdimisht komunitetin boshnjak në legjislativ.

    Kjo ka ngritur dyshimet e bazuara se subjekti politik që përfaqëson Hoxhiq është përkrahur nga Lista Serbe më 14 shkurt 2021, me synimin që grupi i saj parlamentar të ketë më shumë se 10 deputetë. Pritjet janë që partia që kontrollohet direkt nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në legjislaturën e re të Kosovës t’i ketë 13-14 deputetë, numër ky rekord deputetësh.

    Portali “Front Online” ka analizuar rezultatet e KQZ-së për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe statistikat e regjistrimit të popullsisë së vitit 2011 të Agjencisë Kosovare të Statistikave, ka ka gjetur se Adriana Hoxhiq ka marrë qindra vota në Komunat ku nuk ka asnjë pjesëtarë të Komunitetit boshnjak, apo ka fare pak.

     Qindra vota për Hoxhiq në Komunat ku s’jeton asnjë boshnjak

    Në Komunën e Novobërdës “UH Adriana Hodzic” ka marrë gjithsej 251 vota, apo 5.49% të votave të përgjithshme, ndërsa sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 në këtë Komunë jetojnë vetëm 5 pjesëtarë të komunitetit boshnjak. Madje Hoxhiq në Novobërdë ka marrë vota sa Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

    Në Komunën e Graçanicë Hoxhiq ka marrë 385 vota, apo 5.21 për qind të votave të përgjithshme. Në Komunën që drejtohet nga kryetari i Listës Serbe, bazuar në statistikat e ASK-së, jetojnë vetëm 15 pjesëtarë të komunitetit boshnjak.

    Në Komunën e Ranillugut, ku zyrtarisht nuk jeton asnjë pjesëtar i komunitetit boshnjak, Hoxhiq ka marrë 244 vota, apo rreth 10 % të votave të përgjithshme.

    Edhe në Komunën e Shtërpcës ky subjekt politik ka marrë 494 vota, apo 7.44 për qind të votave të përgjithshme, përderisa zyrtarisht në këtë Komunë nuk ka më shumë se dy pjesëtarë të komunitetit boshnjak.

    Në Komunën e Parteshit Hoxhiq ka fituar 183 vota, apo 8.69 për qind të votave të përgjithshme, ku poashtu s’ka pjesëtarë të komunitetit boshnjak.

    E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Komunën e Kllokotit, ku Hoxhiq ka fituar 243 vota, apo rreth 15% të votave të përgjithshme, ku s’ka asnjë pjesëtarë të komunitetit boshnjak.

    Rezultate edhe më të mira ka fituar në Komunat veriore të Kosovës, përkatësisht në Leposaviq ku ka fituar 1129 vota, apo mbi 11 për qind të votave të përgjithshme, ku as këtu s’ka pjeësëtar të komunitetit boshnjak.

    Edhe në Zubin Potok, ku zyrtarisht s’ka boshnjakë, Hoxhiq i ka fituar 407 vota, apo rreth 8% të votave të përgjithme. Hiç më pak se 454 vota Hoxhiq i ka fituar në Zveçan (8.53% të votave të përgjithshme), ku poashtu s’ka pjesëtarë të komunitetit boshnjak.

    Më së shumti vota Hoxhiq ka fituar në Mitrovicën Veriore, përkatësisht 1780 vota, apo 15.7 për qind të votave të përgjitshme.

    Akuzat nga Balje dhe Rexhepi

    Për votat e Hoxhiq të fituara më 14 shkurt kanë reaguar ish-deputetet e komunitetit boshnjak, Duda Balje dhe Emilia Rexhepi, të cilat kanë thënë qartë se subjekti i bashkëkombases së tyre është përkrahur nga Lista Serbe.

    Kryetarja e Partisë së re Demokratike në Kosovë, e cila përfaqëson komunitetin boshnjak, Emilija Redzepi, ka dhënë një intervistë për gazetën e Bosnjës dhe Hercegovinës, Politicki.

    Redzepi ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, Vuçiq me ndikimin e tij ka zgjedhur deputetët boshnjakë në Kosovë.

    “Plani i tyre ishte të fitonin të tre vendet tona dhe kjo mund të shihet me votat që ata morën në të gjitha komunat serbe në Kosovë”, tha Redzepi.

    “Sipas informacionit jozyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga tre vendet e garantuara Boshnjake në Kuvendin e Kosovës, dy erdhën nga vendet me një popullsi të konsiderueshme të votuesve serbë.”

    Megjithatë, në një prononcim për Front Online, Adrijana Hoxhiq, nga iniciativa “Komunitetet e Bashkuara”, tha se këto akuza janë të pa baza nga ata që i kanë humbur zgjedhjet, dhe se, siç ka thënë ajo, përkrahja për të ka ardhur nga të gjitha komunitetet.

    “Kushdo që humb ka të drejtë edhe me u hidhëru dhe të reagoj,  siç edhe po ua merr mendja atyre. Edhe në periudhën parazgjedhore unë kam shkuar me një propozim që të gjithë qytetarët ta përkrahin programin, unë jam ndoshta zyrtarja e vetme dhe subjekt politik që ka pasur përkrahje nga të gjitha etnitë”, ka thënë Hoxhiq për Front Online.

    Hoxhiq u shpreh për Front Online se votat për të nuk janë as të blera as të marra me presion, por janë nga qytetarët që kanë besuar në programin e listës së saj.

    Përndryshe, sipas ASK-së, në Kosovë jetojnë rreth 28 mijë pjesëtarë të komunitetit boshnjak, ndërsa Hoxhiq ka marrë rreth 6400 vota.

    /Front Online/

    Insiston Adriana Hoxhiq: Nuk më ka përkrahur Lista Serbe, e respektojë fitoren e “Vetëvendosjes”

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Tomë Gashi, avokati i ambasadorit Martin Berishaj, ka njoftuar se klienti i tij e ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Republikës...
    Lajme29 Mars 2024
    Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se vendimet në Këshillin e Evropës nuk kanë të bëjnë me bllokun drejtpërdrejt, pasi...
    Lajme29 Mars 2024
    Mostrat e zhdukura të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit tashmë i ndjerë dyshohet se janë gjetur. Këtë e kanë bërë të...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Sport29 Mars 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.