×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami i reagon ministrit për vlerën e kontratave të negocuara: 161 milionë euro peshon gënjeshtra e Hekuran Murati

    FrontOnline
    02 Maj 2024

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë të pavërteta kur deklaroi se kontratat e negociuara në mesatare janë një milionë euro për ministri. Ajo tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se në më pak se tre vite janë nënshkruar 209 milionë euro kontrata sekrete vetëm nga niveli qendror.Ajo deklaroi se vlera e kontratave që e paraqiti Murati me vlerën reale ka dallim 161 milionë euro.

    “Për me pak se tri vite janë nënshkru 209 milionë euro kontrata sekrete vetëm nga niveli qendror. Janë 16 ministri që nëse kish qënë mesatarja 1 milionë euro në vit për ministri do të duhej të ishin 48 milionë euro kontrata sekrete për tri vite, POR sipas KRPP-së janë nënshkru 209 milionë euro. Diferenca në mes 209 dhe 48 milionë euro është 161 milionë euro. Kaq peshon gënjeshtra e Hekuran Muratit”, tha Bajrami.

    Kështu sipas saj “gënjeshtra”, e Muratit peshon 161 milionë euro.

    “Vetëm një nga gënjeshtrat e ministrit të financave që sot e tha në seancë peshon hiq më pak se 161 milionë euro. Për shkaqe objektive nuk jam në seancë por ministri i financave po thotë plot të pavërteta. Ai për kontratat e negociuara tha se në mesatare janë një milionë euro për ministri. Kjo nuk është e vërtetë. Tjetra, ai prapë i referohet skandalit të Thesarit, por anashkalon faktin se drejtorin e Thesarit e ka bë guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës. Koncentrohu ministër! Po për shlyrjen e borxheve ambalazhuesëve të ujit çka ka me thanë ministri i financave?!”, tha tutje ajo.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2024
    Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka dhënë një koment mbi letrën që tre liderët evropianë, kancelari...
    Lajme16 Maj 2024
    Ambasada e Italisë në Kosovë, ka bërë të ditur se me liderin e PDK-së, Memli Krasniqi, ambasadori Antonello De Riu, pati një...
    Lajme16 Maj 2024
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nga Partia Demokratike e Kosovës sonte bashkë me ambasadorin...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë...
    Lajme16 Maj 2024
    Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë...
    Lajme16 Maj 2024
    Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar...
    Lajme16 Maj 2024
    Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse do...
    Lajme16 Maj 2024
    Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    “E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.