×
  • Lifestyle
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Vaksinimi i fëmijëve mund të jetë çelësi i fitores ndaj COVID, thonë prodhuesit

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    Shkencëtarët thonë se ka rrezik të rishfaqjes së sëmundjes derisa të gjitha grup-moshat të jenë të imunizuara.

    Ekspertët e kompanive të prodhimit të vaksinave thonë së fundmi se vaksinimi i fëmijëve mund të jetë çelësi i fitores ndaj pandemisë, teksa shtojnë se ka nisur testimi klinik i tyre te më të rinjtë.

    Megjithëse COVID-19 ka shfaqur një masë më të vogël të infeksionit dhe vdekshmërisë te më të rinjtë, ka prova se fëmijët mund të jenë transmetues.

    “Prandaj derisa të gjithë – përfshi edhe fëmijët – të jenë vaksinuar, mbetet ende rrezik “i konsiderueshëm rishfaqjeje””, tha John Edmunds, anëtar i grupit të mjekëve këshilltarë të qeverisë në Britani.

    Studiuesit e vaksinës së Oksford/AstraZeneca kanë nisur një studim për të parë nëse vaksina e tyre funksionon te fëmijët nga gjashtë deri në 17-vjeç.

    “Nëse vaksinat provohen që kanë efekt të mjaftueshëm te transmetimi dhe nëse të gjithë të rriturit supozohet se do të vaksinohen këtë vit, atëherë burimi i vetëm i përhapjes do të mbeten fëmijët”, tha Rinn Song, studiues i grupit të vaksinës së Oksford.

    Por studiuesit kujtuan se ashtu si për shumë vaksina të tjera, mbajtja nën kontroll e sëmundjes mund të kryhet edhe pa imunizuar çdo person. “Kështu edhe për virusin korona, nëse do të imunizonim çdo person do të ishte diçka e rrallë, por jo rregulli për t’u zbatuar”, thonë ata.

    “Mendoj se është ende çështje e hapur se deri ku duhet të shkojmë me vaksinimin për të pasur gjërat nën kontroll. Ne besojmë se deri në fund të vitit do të kemi nisur të përdorim vaksinat për fëmijët nën 18-vjeç, por kjo nuk është diçka e sigurt, edhe pse pritet të ndodhë”, thanë studiuesit britanikë të vaksinave”, shkruan Guardian./Tch

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kryetari i PDSH në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi duke folur në Emisionin “Opinion” për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, deklaroi se me opozitën aktuale, nëse hyjnë në Qeveri, deri në vitin 2050...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të bëjë fushatë në shtetin e Miçiganit përgjatë kësaj jave. Siç njofton...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.