×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNJ: Vendet e rezervuara në Kuvend po rrezikohen nga Beogradi

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një komunikate për media ka thënë se vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës po rrezikohen për shkak të ndërhyrjes së Beogradit përmes Listës Serbe.

    Sipas KMDLNJ’së, me vota të kontrabanduara po krijohet një përfaqësim i imponuar i komuniteteve jo-shumicë, në dëm të përfaqësuesve të vërtetë dhe legjitim të këtyre komuniteteve dhe në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe të drejtat e njeriut.

    Reagimi i plotë:

    Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, anëtarët e komuniteteve jo-shumicë gëzojnë të drejta të veçanta e që mund të merren edhe si shembull edhe për vendet me një demokraci më të zhvilluar se në Kosovë.

    Në këtë kontekst janë edhe garancitë për vendet e rezervuara e që në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021 po rrezikohen seriozisht për shkak të ndërhyrjes së Beogradit, përmes Listes Serbe të ndryshojë arkitekturën e përfaqësimit të komuniteteve jo – shumicë duke kontrabanduar vota për favoritët e tyre në mënyrë që Lista Serbe të kontrollojë 2/3 e deputetëve të komuniteteve jo –shumicë.

    Më heret , nën kërcënim , shantazh dhe duke përdorur edhe dhunë fizike , u përjashtuan nga loja politike në Kosovë të gjitha partitë politike serbe në Kosovë, që ishin integruar në strukturat shtetërore dhe shoqërore të Kosovës dhe që punonin për integrimin e serbëve në Kosovë e që, i tëri ky proces kundërshtohej nga Serbia, përmes Listes Serbe.

    Kalimi në heshtje i eliminimit të dhunshëm të partive politike që përfaqësonin serbët e Kosovës në planin afirmativ, krijoi kushtet që në zgjedhjet e fundit , kjo dhunë elektorale dhe përpjekje për dominim të shtrihet edhe te komunitetet jo-shumicë përkatësisht te boshnjakët , romët, goranët, ashkalinjtë dhe të tjerët.

    Në këtë mënyrë, me vota të kontrabanduara po krijohet një përfaqësim i imponuar i komuniteteve jo-shumicë, në dëm të përfaqësuesve të vërtetë dhe legjitim të këtyre komuniteteve dhe në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe të drejtat e njeriut që garanton, në mënyrë të vullnetshme, pa imponim, pa ndërhyrje politike dhe krejtësisht të pavarur të votoni , të zgjidhni apo të zgjidheni. Kjo , në zgjedhjet e fundit është shkelur në mënyrë flagrante sikur që është bërë kriminalizimi i procesit të votimit për komunitetet jo – shumicë, i planifikuar nga Serbia dhe i zbatuar nga Lista Serbe.

    KMDLNj solidarizohet me votuesit e komuniteteve jo – shumicë, votat e të cilëve janë dhunuar nga Beogradi përmes kontrabandimit të votave nga votuesit e nacionalitetit tjetër, në rastin konkret të nacionalitetit serbë e që kanë qenë mbizotëruese për eliminim të përfaqësuesve të vërtetë të kandidatëve të komuniteteve jo – shumicë, në rastin konkret të atij boshnjakë, romë, goranë dhe ashkalinjë.

    KMDLNj kërkon që të bëhet rinumrimi i votave në të gjitha vendvotimet ku dyshohet se ka pasur vota të kontrabanduara e që kanë ndikuar në rezultatin e kandidatëve për komunitetin jo – shumicë që në rastin konkret janë dëmtuar duke u eliminuar nga mundësia të përfaqësojnë komunitetin që i takojnë.

    Partitë jo-shumicë duhet ta ndjekin rrugën ligjore, pas certifikimit të rezultateteve në mënyrë që t’i mbrojnë dhe realizojnë të drejtat e tyre që ua garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe, në këtë drejtim do ta kenë përkrahjen e parezervë të KMDLNj -së. Nëse edhe pas këtij krimi elektoral që paraqet ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Serbisë, përmes Listes Serbe, kalohet pa ndërmarrë veprime ligjore dhe kushtetusese , atëherë do të përligjet një presedan shumë i rrezikshëm që, në mënyrë të tërthortë apo të drejtpërdrejtë, varësisht se sa deputetë do të kontrollohen nga Lista Serbe, përfaqësuesit e komuniteti jo – shumicë do ta pësojnë fatin e partive politike serbe në Kosovë të cilat, thuaja janë përjashtuar nga procesi politik dhe vendimmarrja për fatin e serbëve që janë integruar apo duan të integrohen në Kosovë. Kjo nuk duhet të lejohet në asnjë mënyrë, në të kundërtën edhe procesi i votimit , sidomos për pjesëtarët e komunitetit jo – shumicë nuk do të ketë kuptim për faktin se për votat e tyre do të vendoset në Beograd dhe jo në Prishtinë.

    Do të ishte mirë dhe, madje e domosdoshme që pas shpalljes së rezultateve preliminare, organet e hetuesisë të hetojnë dyshimet e ngritura nga kandidatët dhe partitë politike të komunitetit jo – shumicë për manipulim të votave nga Serbia dhe Lista Serbe. Realisht , nëse për Iniciativën e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës votojnë kryesisht dhe në disa raste ( nga disa komuna serbe ) ekskluzivisht votuesit serbë, atëherë, vetvetiu lindin dyshime të bazuara për vota klienteliste, të kontrabanduara dhe për qëllime politike.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë në linjë me konkluzionet e nxjerra me datën 12 dhjetor 2023, Këshilli Evropian do...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Se Medvegja nuk është vetëm e dëshmonedhe fakti se për herë të parë në historinë e re të saj një zavendësministër i...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk po i kërkohet asgjë më shumë...
    Lajme04 Maj 2024
    Këtë të shtune është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i...
    Lajme04 Maj 2024
    Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Shkumbin Ahmetxhekaj, ka reaguar pas rastit të djeshëm ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha,...
    Lajme04 Maj 2024
    Ish-deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e Fatmir Limajt. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili e mori besimin vetëm pak ditë më parë, ka lëshuar një kërcënim ndaj Kosovës. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.