×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Zgjedhjet në Niger, 7 të vdekur nga shpërthimi i minës

    FrontOnline
    21 Shkurt 2021

    Shtatë punëtorë për zgjedhje kanë humbur jetën gjatë votimit presidencial në Niger të dielën kur automjeti i tyre ra në një minë tokësore, tha një zyrtar lokal.

    Vendi i Afrikës Perëndimore vuan rregullisht sulme nga militantët islamikë dhe kishte rritur sigurinë për të mbrojtur zgjedhjet, në të cilin kandidati i partisë në pushtet Mohamed Bazoum po përballet me ish-presidentin Mahamane Ousmane.

    “Një automjet që i përkiste komisionit zgjedhor (CENI) dhe që mbante punëtorët e zgjedhjeve në qendrat e tyre të votimit goditi një minë në komunën rurale të Dargol në jugperëndim”, tha për Reuters Harouna Mounkaila, nënkryetar i degës lokale të CENI, duke shtuar se tre punëtorë të tjerë u plagosën rëndë.

    Dargol ndodhet rreth 80 kilometra nga kufiri me Malin, një vatër e aktivitetit militant. Një sulm ndaj dy fshatrave afër kufirit në janar vrau të paktën 100 civilë, incidenti më i keq i tillë në vitet e fundit.

    Dy krizat e sigurisë në Niger – një afër kufirit të tij perëndimor me Mali dhe Burkina Faso, ku veprojnë militantë të lidhur me Al-Kaidën dhe Shtetin Islamik, dhe tjetra përgjatë kufirit juglindor me Nigerinë, ku Boko Haram është aktiv – ishin çështjet mbizotëruese të fushatës.

    Në raundin e parë më 27 dhjetor, kandidati i partisë në pushtet Bazoum, një ish-ministër i Brendshëm dhe i Punëve të Jashtme, fitoi 39.3 për qind të votave ndaj 17 për qind të Ousmane. Bazoum pastaj fitoi miratimet e kandidatëve që dolën të tretët dhe të katërtit në raundin e parë.

    Në kryeqytetin Niamey, votimi u duk se shkoi normalisht. Pasi hodhi votën e tij, presidenti Mahamadou Issoufou, i cili po largohet pas dy mandateve pesëvjeçare, përshëndeti natyrën historike të zgjedhjeve në një vend që ka parë katër puçe që nga pavarësia nga Franca në vitin 1960.

    Bazoum, nga ana e tij, projektoi besim. 61-vjeçari është zotuar të vazhdojë politikat e Issoufou për të goditur militantët e lidhur me Al-Kaidën dhe Shtetin Islamik dhe për të riparuar ekonominë.

    “Shpresoj se fati është në anën time, por kam shumë arsye për të besuar se është me të vërtetë”, tha ai.

    Ousmane, 71, ishte presidenti i parë i Nigerit i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe u rrëzua në një grusht-shtet ushtarak në vitin 1996.

    Një nga kombet më të varfra të botës, Nigeri ka luftuar me thatësirën, përmbytjet, koronavirusin dhe çmimet e dobëta për eksportin e tij kryesor, uraniumin.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.