×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​13-vjetori i pavarësisë, Ruçi uron Osmanin: Shqipëria mbështet dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi i ka dërguar një mesazh urimi homologes së tij Vjosa Osmani, me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

    Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Osmanit, ku thekson se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzimi i përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të Kosovës për liri, sovranitet e drejtësi.

    “Me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, ju dërgoj urimet më të përzemërta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personalisht. Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzimi i përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të Kosovës për liri, sovranitet e drejtësi. Kosova e pavarur është rezultat i Kosovës së lirë. Liria e Kosovës është rezultat i luftës çlirimtare të UÇK-së, me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe në partneritet me aleatët e mëdhenj e strategjikë të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, shkruan Ruçi.

    Ai ka shprehur bindjen se rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit do të prodhojnë institucione të forta e të qëndrueshme, të afta për të përballuar sfidat e mëdha e të vështira të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

    “Në këtë mision fisnik, Ju garantoj se Kuvendi dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të kenë, si edhe më parë, mbështetjen e Kuvendit dhe institucioneve të Shqipërisë. Shqipëria ka përshëndetur marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga ShBA, mbështet dialogun midis të dy vendeve, ndërmjetësuar nga BE, si edhe qëndrimin e Presidentit Biden se thelbësore për ecjen përpara të të dy vendeve është një zgjidhje gjithëpërfshirëse, drejt njohjes së ndërsjellë, e cila do të ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të të dyja shteteve dhe do të avancojë aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, -thuhet në telegramin e urimit./tch

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, gjatë vizitës së dytë në Liban, ka bërë thirrje për qetësi. Në Liban tensionet ndërkufitare...
    Ekonomi28 Prill 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri të paluajtshme që kap vlerën prej mbi 100 mijë euro....
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se janë kërcënuar e sulmuar disa punonjës të kontraktuar së fundmi për mbledhjen e mbeturinave, nga...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për Kosovën po shihet shqetësues nga njohësit e çështjeve juridike. Sipas tyre, në të njëjtin...
    Vip28 Prill 2024
    Reperi, Getoar Selimi i njohur me nofkën “Ghetto Geasy” është mjaft i rezervuar sa i përket familjes. Ai kohët e fundit është...
    Sport28 Prill 2024
    Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në La Liga, teksa ka realizuar gol në sfidën Cadiz – Mallorca. Vetëm 12 minuta iu deshën...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Zyrtarët rusë e kanë kërcënuar të dielën Perëndimin se Moska do të përgjigjet “ashpër”, në rast se asetet e ngrira ruse konfiskohen,...
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se kanë mbajtur akademinë përkujtimore për nder të heroit të Kosovës...
    Lajme28 Prill 2024
    Tash e tre muaj, të gjitha makinat që parkohen në zonat që i posedon Prishtina Parking e ndjekin një rregullore të re...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.