×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të jap dorëheqje Ismet Beqiri? Tregon vetë ai

    FrontOnline
    15 Shkurt 2021

    Dega e I-rë e LDK-së në Prishtinë ka kërkuar dorëheqjen e parevokushme të kryetarit të saj, Ismet Beqirit.

    Kjo sipas kësaj dege ka ardhur pas një takimi urgjent siç thuhet.

    Por kryetari i kësaj dege, Ismet Beqiri thotë se nuk jep dorëheqje për dëshirën e askujt, por se do respektonte vendimin e një takimi zyrtar të degës së parë

    “Ky është tentim i vogël i dëmtitmit të degës nga dy ose tre individë me të cilet do bisedoj e do sqarojme gjithëcka, sepse jam i pergjegjshëm dhe e udhëheqi me krenari degën e parë. Vendimin e degës e respektoj por doreheqjë nuk jap per deshirën e individeve të caktuar, vendimet e strukturave në mbledhje zyrtare unë i respektoj por jo të takimeve jo zyrtare. Do analizojme rezultatet duke e perfshirë edhe këtë degë, jam i lumtur sepse kam pasur sukses dhe do te kthehet kjo degë siç ka qenë edhe me herët”, deklaroi Beqiri për Gazeta Blic.

    Beqiri thotë se edhe ai ishte i pakënaqur me rezultatin zgjedhor, por se me kryetarin e ri të LDK-së do bëhen analizat dhe do mirren vendime duke analizuar rezultatin e të gjitha degëve

    “Rezultati zgjedhor ishte i pakënaqeshëm për të gjithë e edhe për mua. Dega e parë kurrë nuk humbi zgjedhjet, kjo ishte hera e parë. Une në 8 procese isha fitues por kësaj here nuk mora pjesë në garë, edhe unë jam i pakenaqur me reultatin. Pas dorëheqjes së kryetarit do zgjedhim kryetarin e ri dhe me të do ulemi dhe me gjitha degët do bejmë analiza dhe do veprojmë sipas vendimeve. Disa jane aty ku e kanë kërkuar dorëheqjen time e kjo degë i ka 21 kryetar te nëndegeve kurse aty ishin vetëm 5 por nuk mund t’i fajësoj të gjithë  sepse janë të pakënqaur, kryesia i ka 27 persona e aty po ishin 6 ose 7 anëtar të kryesisë”, thotë Beqiri

    Kërkesa për dorëheqje të Beqirit erdhi sipas letrës së kësaj dege për shkak të rezultatit jo të kënaqshëm në zgjedhje.

    Kërkesa e plotë për dorëheqje:

    Takim Urgjent!
    LDK Dega e I-rë – Kërkon dorëheqje të parevokueshme të Ismet Beqirit, Kryetarit të degës së parë!

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova me asnjë çmim. Ai tha se anëtarësimi...
    Lajme04 Maj 2024
    Dy persona, ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës, kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari”. Në reagimin e Komunës së...
    Lajme04 Maj 2024
    Analisti Halil Matoshi ka kritikuar ashpër deputetin e Vetëvendosjes Dimal Bashën pas sulmit verbal që ia bëri mbrëmë gazetares së RTK-së Blerta...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Rreth 12 mijë metra kub ujë janë dëmet që janë kalkuluar nga shkyçjet ilegale të ujit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU)...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Në Shkup rreth orës 01:39 pas mesnatës është regjistruar tërmet me magnitudë 1.9 shkallë. Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kohë më parë kritikoi Prokurorinë Speciale rreth “mospunës” në rastet e krimeve të luftës. Këtyre kritikave i...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi në një prononcim për FrontOnline shprehet skeptike rreth realizmit të premtimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e...
    Lajme04 Maj 2024
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, tha se fokusi tani duhet të jetë në progresin në...
    Lajme04 Maj 2024
    Anëtari i delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Besnik Tahiri, ka thënë se balanca e fuqisë në Komitetin e Ministrave më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.