×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita kur Fatmir Sejdiu u zgjodh president

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Të premten e 10 shkurtit 2006, Fatmir Sejdiu mori postin e presidentit të Kosovës me 80 vota për, 12 kundër dhe 17 të pavlefshme, pas tri runde të votimit.

    Ai ishte kandidati i vetëm i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke vazhduar kështu mandatin e ish-kryetarit Ibrahim Rugova deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Në seancën solemne të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit ishin të pranishëm 110 deputetë.

    Por Sejdiu nuk mundi ta përfundonte mandatin e tij pesëvjeçar siç parashihet me Kushtetutë.

    Më 27 shtator të vitit 2010, ai dha dorëheqje pas vendimit të Kushtetueses për shkelje të rëndë të aktit më të lartë juridik të vendit me mbajtjen e postit të presidentit dhe atij të kryetarit të LDK-së, ndonëse me funksione të ngrira.

    Sejdiu e bëri publik vendimin për dorëheqje gjatë një konference për media ku tha se postin e presidentit e kishte ushtruar me përgjegjësi dhe përkushtim të plotë.

    “Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Sot unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës. Që nga 10 shkurti i vitit 2006, si president i Republikës së Kosovës dhe i të gjithë qytetarëve të saj, kam ushtruar këtë funksion me përgjegjësi, me përkushtim të plotë dhe ndërgjegje të pastër, gjithnjë duke pasur si udhërrëfyes themelor interesin e qytetarëve dhe të vendit tonë të dashur. Unë, tërë jetën time i kam respektuar institucionet që dalin nga vota e lirë e qytetarëve. Unë kam punuar për të realizuar vullnetin politik të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe kam udhëhequr me përgjegjësi të plotë procesin e pavarësimit të vendit tonë”, kishte thënë atëherë Sejdiu.

    Ai u shpreh se vendimin për dorëheqje e kishte marrë pikërisht për të respektuar Kushtetuesen si instanca më e lartë të interpretimit të Kushtetutës së Kosovës.

    Fatmir Sejdiu është lindur më 23 tetor 1951 në Pakashticë të Besianës, ndërsa jeton në Prishtinë. Ka të kryer Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe ka gradën e Doktorit të Shkencave Juridike në po këtë universitet. /Front Online/

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Protestës së fundit të punëtorëve të organizuar më 1 Maj nuk iu bashkëngjitën, ndonëse pakënaqësitë me paga i kanë të vazhdueshme. Kërkesat...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka hatërmbetje me kryeministrin Albin Kurti. Thaçi tha se e dinte...
    Lajme04 Maj 2024
    TikTok-u është njëri nga rrjetet sociale më të përdorura në gjithë botën dhe përjashtim nuk bën as Kosova. Përdoruesit e kësaj platforme...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Anëtari i delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Besnik Tahiri, ka thënë se balanca e fuqisë në Komitetin e Ministrave më...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Nismën Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot në ora 13:30 do të mbajë konferencë për medie, ku do ta prezantojë një aderim...
    Vip04 Maj 2024
    Në ditën e lindjes së saj, Dafina Zeqiri mori një propozim për martesë nga partneri Kreshnik Gjergji. Çifti ka njoftuar se këtë...
    Lajme04 Maj 2024
    Për deputetin e LDK-së, Shkëmb Manaj, premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave sociale mbetët vetëm një mashtrim që u është...
    Lajme04 Maj 2024
    Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin sot (4 maj 2024). Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e saj Botëror të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.