×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kancelari Sebastian Kurz: Serbia s’mund të hyjë në BE pa normalizimin e raporteve me Kosovën

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka deklaruar se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do pranohet në Bashkimin Europian, pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën.

    Një qëndrim i tillë, i njëjtë me të para dy vjetëve të dhënë siç thotë ai gjatë një vizite në Beograd, erdhi edhe këtë herë ndërsa u pyet nga mediumi serb Kurir, nëse njohja e Kosovës, mund të vendosej kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

    ”Gjatë vizitës time të fundit në Beograd, dy vjet më parë, unë thashë që Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të ketë pranim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën”.

    Kurz vuri në pah rëndësinë se të dy palët duhet të bien dakord mbi një normalizim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe se marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit do të kontribuonte në stabilitetin në rajon.

    ”Kryesisht është nga të dy palët të bien dakord për një normalizim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Kjo duhet të kontribuojë në stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”.

    Sipas tij, Bashkimi Europian ka pasur rezultate të mira kur bëhet fjalë për ndërmjetësimin në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

    ”Pa ndërmjetësimin e BE-së, marrëveshjet e Brukselit ndoshta nuk do të ishin arritur. Pra, ne kemi rezultate të mira këtu. BE-ja ka ende një rol të rëndësishëm negociues në dialog. BE-ja ia ka besuar këtë detyrë Miroslav Lajçakut, një diplomat me përvojë i cili gëzon mbështetjen e plotë të BE-së dhe Austrisë. Megjithatë, ka nevojë për vullnet politik dhe guximin e Beogradit dhe Prishtinës, pa të cilat nuk do të ketë sukses. Ai gjithashtu ka nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, tha Kurz.

    Ai tutje ka shtuar se të dy palët duhet t’i zbatojnë detyrimet e tyre nga marrëveshja e Brukselit “në një mënyrë të përshtatshme”.

    ”Atje ku ka pika të hapura, ne kërkojmë zbatimin e tyre në një mënyrë të përshtatshme. Kryesorja është të vazhdojmë seriozisht dialogun, të ndërtojmë besim të ndërsjellë, të përqendrohemi në një të ardhme të përbashkët evropiane. Të gjitha palët do të përfitojnë nga kjo”.

    Ndërsa lidhur me atë se si i duket Kosova sot, 13 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kurz tha se sikur vendet tjera, po përballet me sfida në lidhje me pandeminë dhe pasojat ekonomike.

    Si ju duket Kosova sot, trembëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë?

    ”Austria ka marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale me Kosovën. Me kontingjentin tonë të trupave për KFOR, numerikisht vendosjen më të madhe të forcave të armatosura austriake jashtë vendit, ne po japim një kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit”.

    ”Ekonomia austriake është një nga investitorët më të mëdhenj. Si të gjithë ne, Kosova përballet me sfida veçanërisht të mëdha duke pasur parasysh pandeminë globale dhe pasojat ekonomike. Prandaj është e rëndësishme që stabiliteti politik të vendoset shpejt pas zgjedhjeve të ardhshme. Kjo do të jetë gjithashtu e rëndësishme për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.