×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Belgjika nga sot me masa të reja antiCOVID, Ambasada e Kosovës jep detaje

    FrontOnline
    25 Janar 2021

    Ambasada e Kosovës në Bruksel ka njoftuar bashkatdhetarët se duke filluar nga sot (25.01.2021), Belgjika ka vendosur masa të reja për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

    Sipas njoftimit nga ambasada thuhet se udhëtimet jo-esenciale ndalohen përkohësisht nga e mërkura 27 janar deri më 1 mars, për udhëtimet si në dhe nga Belgjika.

    “Të gjithë udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut duhet të respektojnë një karantinë dhjetë ditore, me testimin në ditën 1 dhe ditën 7. Periudha e izolimit të detyrueshëm për njerëzit që testojnë pozitivisht për COVID-19 do të rritet nga shtatë në dhjetë ditë”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Rregullat e udhëtimit në Belgjikë që hyjnë në fuqi nga sot
    E hënë, 25 janar 2021

    Të nderuar bashkatdhetarë,

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel njofton se duke filluar nga sot, Belgjika ka një seri të re rregullash për të luftuar koronavirusin.

    Udhëtimet jo-esenciale ndalohen përkohësisht nga e mërkura 27 janar deri më 1 mars, për udhëtimet si në dhe nga Belgjika. Përjashtimet do të jenë të mundshme vetëm për 6 arsye profesionale dhe familjare, e të cilat janë si në vazhdim:

    • Udhëtime biznesi.

    • Udhëtarët ndërkufitar do të lejohen të kalojnë kufirin për aktivitete që lejohen gjithashtu në Belgjikë pa kaluar nëpër karantinë, por për një periudhë deri në 48 orë.

    • Arsye humanitare: ndihma për një person të moshuar, të mitur ose të pambrojtur ose një person me aftësi të kufizuara, vizita e një të afërmi në kujdesin paliativ dhe zhvendosjet për arsye mjekësore dhe vazhdimi i trajtimit mjekësor.

    • Udhëtimi për studime: udhëtimi i nxënësve, studentëve dhe kursantëve në shkëmbim brenda kornizës së studimeve të tyre, si dhe studiuesve me një marrëveshje pritjeje.

    • Arsye bindëse familjare: bashkimi familjar, vizitat tek një bashkëshort ose partner që nuk jeton nën të njëjtën çati (nëse mund të sigurohen prova të arsyeshme të një marrëdhënie të gjatë dhe të qëndrueshme), udhëtime për bashkë-prindër, dasma civile dhe fetare, funerale (i familjarit ose i të afërmit).

    • Të ndryshme: kujdesi për kafshët, udhëtimet brenda kornizës së detyrimeve ligjore (nëse nuk mund të bëhen dixhitalisht), riparime urgjente brenda kornizës së sigurisë së një automjeti dhe ndërrim shtëpie.

    Personat që udhëtojnë nga dhe në Belgjikë duhet të kenë në posedim deklarate betimi. Një form model do të sigurohet nga Ministri i Brendshëm. Deklarata e betimit duhet të jetë e lidhur me Formularin e Vendndodhjes së Pasagjerit të udhëtarëve dhe të mbështetet nga dokumentet e nevojshme.

    Karantina më të gjata: Të gjithë udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut duhet të respektojnë një karantinë dhjetë ditore, me testimin në ditën 1 dhe ditën 7.
    Periudha e izolimit të detyrueshëm për njerëzit që testojnë pozitivisht për Covid-19 do të rritet nga shtatë në dhjetë ditë.

    Më shumë teste për jorezidentët: Jorezidentët që udhëtojnë në Belgjikë do të duhet të paraqesin një provë të dyfishtë: një në nisje dhe një në mbërritje. Testi kur arrijnë në vend mund të jetë një test PCR ose një test i shpejtë i antigjenit.

    Takimi i ardhshëm i Komitetit Këshillues të Belgjikës do të mbahet të premten 5 shkurt 2021.

    https://www.facebook.com/KonsullataKosovesBruksel/posts/2828371010716447

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një telefonatë me kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Macron ka kërkuar nga Netanyahu të arrijë marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    31-vjeçari Ergys Arrazi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe 3 fëmijët, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, teksa...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një 40-vjeçar është therur me thikë sot në Fier, me ç’rast polici ka arrestuar një të dyshuar. Policia ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Sport05 Maj 2024
    Bayern Munich ka konfirmuar se futbollisti i tyre Raphael Guerreiro do të mungojë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve...
    Sport05 Maj 2024
    Borussia Dortmund dëshiron të mbajë Jadon Sancho në klub me sulmuesin që impresionon gjatë periudhës së tij të huazimit. Reprezentuesi anglez Sancho...
    Lajme05 Maj 2024
    Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur. Në njoftim thuhet se, drejtoria...
    Lajme05 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa i përket motit mbi vendin tonë gjatë javës së ardhshme....
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Policia e Shkodrës ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër ku një nënë...
    Lajme05 Maj 2024
    Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar. Kryetari...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.