×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshje bore dhe shiu, këto janë temperaturat për javën e fundit të janarit

    FrontOnline
    24 Janar 2021

    Në javën e fundit të muajit janar do të mbretërojë mot i ndryshueshëm. Nga i ftohti dhe ngricat, në fundjavë sërish do të ketë reshje shiu

    Pas kalimit të ciklonit Hortense ditën e djeshme mbi rajon, sonte gjatë natës një tjetër ciklon depërton mbi rajon që sjell të reshura më të mëdha shiu, sidomos nga Shqipëria dhe në pjesët perëndimore të vendit tonë, e që mund të shkaktojë edhe përmbytje në këto pjesë. Do të fryjnë edhe erëra më të fuqishme nga krahu jugor. Në pjesë më veriore të rajonit priten edhe reshje bore.

    Të hënën kemi një tjetër zhvillim ciklonal mbi Italinë veriore, e që vonë gjatë natës kalon mbi vendin tonë, ku sjell sërish të reshura shiu, mirëpo këtë herë masat e ftohta ajrore do të depërtojnë më në jug, kështuqë reshjet e shiut shndërrohen edhe në borë deri të martën në mëngjes.

    Sipas “Prishtina Weather” nga e mërkura dhe e enjta do të mbajë mot i ftohtë, me vranësira të ndryshueshme, e herë herë priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore.

    Nga fundjava sërish depërtime të cikloneve mbi rajon që mundësojnë të reshura shiu, e rrymimet e ngrohta ajrore nga Mesdheu sërish kushtëzojnë mot të butë dhe rritje të temperaturave lart mbi vlera mesatare.

    Moti dinamik që parashihet në ditët e ardhshme, mundëson një qarkullim të mirë ajror, e që mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, ndërsa cilësia e ajrit do të mbetet me indeks në vlera të mjaftueshme dhe të mira.

    E nga dita e mërkurë, pasi që erërat mund të pushojnë indeksi do të kaloj edhe në vlera të dobëta.

    25.01 – Reshjet e shiut vazhojnë deri në mëngjes, vende-vende të përziera edhe me borë. Ditën vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Herë herë do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi. Në mbrëmje reshje shiu, që më vonë shndërrohen në borë.

    26.01 – Më ftohtë, kryesisht me vransira dhe erë. Kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.

    27.01 – Ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Mundësi për reshje të dobëta bore.

    28.01 – Ftohtë me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në mëngjes aty këtu me mundësi për reshje të dobëta bore.

    29.01 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në mbrëmje vonë priten edhe të reshura shiu.

    Temperaturat e ajrit në rënie.

    Minimalet zbresin nga 2C deri në -6C, e maksimalet zbresin pranë 0C, e deri të premten në rritje deri në 7C.

    Të hënën do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga krahu jugor 7-16m/s, me hove edhe deri në 20m/s (72km/h). Nga e marta do të fryj erë mesatare nga veriu 5-12m/s

    Shtypja atmosferike pas një rënie të thellë sonte gjatë natës, në ditët e ardhshme me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë në linjë me konkluzionet e nxjerra me datën 12 dhjetor 2023, Këshilli Evropian do...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk po i kërkohet asgjë më shumë...
    Lajme04 Maj 2024
    Këtë të shtune është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i...
    Lajme04 Maj 2024
    Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Shkumbin Ahmetxhekaj, ka reaguar pas rastit të djeshëm ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha,...
    Lajme04 Maj 2024
    Ish-deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e Fatmir Limajt. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili e mori besimin vetëm pak ditë më parë, ka lëshuar një kërcënim ndaj Kosovës. Në...
    Lajme04 Maj 2024
    Dje në një hotel të Prizrenit ka vdekur një turist i moshës 60 vjeçare me kombësi boshnjake. Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.