×
  • Lajme
  • Lajme

    30 ditë paraburgim ndaj personit që aksidentoi tre persona

    FrontOnline
    23 Janar 2021

    Gkykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën prej 30 ditë paraburgim ndaj personit që aksidentoi tre persona.

    Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.01.2021, i pandehuri K.B duke mos i’u përshtatur rregullave të komunikacioni, në vendkalimin e shenjëzuar për këmbësor ka shkaktuar aksident ndaj të dëmtuarës M. S., e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndaj fëmijës së saj L. S. dhe A. Sh., të cilat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

    Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Në komunikatën për media nga gjykata thuhet se “Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin të Përgjithshëm, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, për zhvillimin me sukses të procedurës penale”.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    27 prilli në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, 1 mijë...
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet me datë 29 prill nga ora 11:00. Fillimisht në rend ditës është “Miratimi i...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Vip26 Prill 2024
    Blogerja Sara Hoxha, e njohur si gruaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, pas krisjes së marrëdhënies me partnerin e saj, ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.