×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova dërgon në Gjermani 30 mostra për testim për variantin e ri të COVID-19

    FrontOnline
    19 Janar 2021

    30 mostra pozitive për COVID-19 janë nisur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë për në Gjermani, për analiza më të detajuara për variantin e ri të koronavirusit.

    Këtë për KlanKosova.tv e ka konfirmuar Xhevat Jakupi, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK.

    “Në kuadër të punës tonë i kemi nisur dje 30 mostra për në Gjermani, për të parë se mos në mesin e tyre ka ndonjë rast me variantin e ri britanik të COVID-19”.

    “Të gjitha rastet kanë rezultuar pozitive për COVID-19 dhe nuk kanë asnjë nuk kanë ndonjë simptomë ndryshe apo diçka tjetër – janë përzgjedh mostra nga rajone të ndryshme të vendit dhe janë përcjell për testim në Universitetin “Charite” në Berlin, i cili është një nga laboratorët referent të OBSH-së”, tha Jakupi.

    Jakupi mes tjerash tregoi se personat që mund të jenë të infektuar me variantin e ri të COVID-19 nuk mund të testohen në Kosovë meqë reagenca që ka varianti i ri nuk mund të testohet tek ne.

    Kujtojmë se varianti i ri i COVID-19 është konfirmuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe është përhapur në shumicën e vendeve të botës.

    Ekspertët shëndetësor kanë paralajmëruar se varianti i ri i COVID-19 përhapët shumë më shpejt sesa koronavirusi , teksa ende nuk është konfirmuar se ka vdekshmëri më të lartë.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë në linjë me konkluzionet e nxjerra me datën 12 dhjetor 2023, Këshilli Evropian do...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk po i kërkohet asgjë më shumë...
    Lajme04 Maj 2024
    Këtë të shtune është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i...
    Lajme04 Maj 2024
    Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Shkumbin Ahmetxhekaj, ka reaguar pas rastit të djeshëm ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha,...
    Lajme04 Maj 2024
    Ish-deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e Fatmir Limajt. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili e mori besimin vetëm pak ditë më parë, ka lëshuar një kërcënim ndaj Kosovës. Në...
    Lajme04 Maj 2024
    Dje në një hotel të Prizrenit ka vdekur një turist i moshës 60 vjeçare me kombësi boshnjake. Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.