×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet data kur do të vendoset fati i Kurtit, a do të lejohet të kandidojë në zgjedhje?

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Qeveria e Avdulla Hotit u rrëzua nga vota e pavlefshme e një deputeti, Etem Arifi i cili ishte dënuar më parë me 1.3 vite burg për mashtrim me subvencionet.

    Por vendimi i Gjykatës Kushtetuese pak javë më parë, jo vetëm që rrëzoi qeverinë Hoti, por duket se po vendos edhe fatin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

    Sipas Gjykatës Kushtetuese çdo person që në 3 vitet e fundit është dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë me një ose më shumë vite burgim, atëherë nuk lejohet që të kandidojë.

    Kjo sipas të gjitha gjasave do të penalizojë Albin Kurtin, pasi ish-kryeministri së bashku me deputetë të tjerë, Donika Kadaj-Bujupin, Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun u dënuan në 2018 për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

    Kurti u dënua me 1.6 vite në 2018 dhe me këtë gjykim nuk i lejohet kandidimi deri në shtator të 2021 duke e përjashtuar nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

    E ndërsa nga Vetëvendosja janë të qartë dhe të prerë për faktin që Kurti do të jetë në krye të listës për zgjedhjet e ardhshme, në 14 shkurt të këtij viti.

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka në një intervistë për emisionin “Ballkan” në “ABC” deklaroi se vendimi mbi fatin e ish-kryeministrit do të merret në datë 22 janar.

    “Diku rreth datës 22 do të dalim me vendim dhe natyrisht është e mundur të apelohet në instanca të tjera. Vendimi do të merret në mënyrë kolegjiale” tha Daka.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i...
    Lajme04 Maj 2024
    Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon...
    Lajme04 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeshefi i Ngrohtorës “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se Xhamia e Madhe, që është në ndërtim e sipër do të kyqet. Osmani...
    Lajme04 Maj 2024
    Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania, nga një...
    Sport04 Maj 2024
    Boksieri i njohur kosovar, Robin Krasniqi sonte do të rikthehet në ring. Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva në “vor...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar në Tiranë, për kontrabandë. Policia thotë se të arrestuarit dyshohen se tregtonin mallra kontrabandë pa pullë fiskale nga...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar dhe është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.