×
  • Sport
  • Sport

    ​Mediat angleze: Mbyllet marrëveshja, kjo është blerja e parë e Barcelonës në këtë afat kalimtar

    FrontOnline
    13 Janar 2021

    Mbrojtësi i Manchester Cityt, Eric Garcia ka arritur një marrëveshje në lidhje me kushtet personale me Barcelonën. Lajmin e ka konfirmuar “Goal.com” por ka ende disa detaje për t’u definuar para kalimit të lojtarit në “Camp Nou”.

    Êshtë e kuptueshme që lëvizja në formë huazimi e Carles Alena në Getafe ka krijuar fonde të mjaftueshme për gjigantët katalanas për të përfunduar një marrëveshje me Garcian, me pozicionin problematik të qendërmbrojtësit që kishte nevojë të përforcohet derisa Barcelona po kërkon ta zvogëlojë hendekun me liderin e tabelës në La Liga, Atletico Madrid.

    Para se të bëhet një ofertë zyrtare, megjithatë, presidenti i përkohshëm Carles Tusquets do të kërkojë nga të katër kandidatët presidencialë mendimin e tyre përpara votimit më 24 Janar dhe, nëse të gjithë japin dritën jeshile, klubi do të bëjë lëvizjen e tyre, përcjell KosovaPress.

    Zgjedhjet mund të shtyhen si rezultat i ndërlikimeve të koronavirusit, që do të thotë se presidenti i ri, ka të ngjarë të zgjidhet Joan Laporta, mund të emërohet pasi dritarja e transferimeve të janarit të jetë mbyllur, prandaj “Blaugranët” vazhduan përpara me planet e tyre.

    Është gjithashtu e kuptueshme që Barca do të ofrojë vetëm 5 milionë euro për Garcian, kontrata e të cilit me Cityn mbaron në verë, por që skuadra e Pep Guardiolas kishte shpresuar të merrte një ofertë më të madhe për një lojtar i cili ka qenë në klub që nga viti 2017.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Sport02 Maj 2024
    Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis...
    Sport02 Maj 2024
    Chelsea ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të mbetur Ligës Premier. Ndeshja nisi me...
    Sport02 Maj 2024
    Marseille pret Atalantan në “Stade Velodrome” në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Francezët arritën të eliminonin një...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.