×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Osmani takon deputetë të PE-së, temë diskutimi edhe njohja nga 5 vendet anëtare të BE-së

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani u takua sot pasdite me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë për Kosovën.

    Përmes një komunikate të lëshuar nga Presidenca thuhet se Osmani ka theksuar se në raportin e ardhshëm të Parlamentit Evropian për Kosovën do të ishte mirë të kërkohet në mënyrë eksplicite njohja nga 5 vendet anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e njohin shtetin e Kosovës.

    Më tej, Osmani ka falënderuar BE-në për mbështetjen e Kosovës në përballje me pandeminë, teksa në këtë kontekst ka kërkuar mbështetje edhe në monitorimin e procesit zgjedhor në funksion të ruajtjes së kredibilitetit dhe besueshmërisë së këtij procesi.

    Gjatë takimit u diskutua se prioritetet e Kosovës duhet të jenë investimi në shëndetësi, arsim dhe punësim të të rinjve, për ta krijuar një mjedis ku ata nuk duan ta braktisin vendin.

    Poashtu u diskutua për përgatitjet që po bëhen për procesin zgjedhor dhe rëndësinë e krijimit të institucioneve të fuqishme e përfaqësuese, si rezultat i këtyre zgjedhjeve.

    Përgjatë bashkëbisedimit u theksuan edhe sfidat në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ndërkaq Osmani potencoi parimet që duhet të jenë udhërrëfyes në këtë proces. Sipas saj, vendi ka nevojë të përfaqësohet nga një Qeveri legjitime, e cila do ta mbrojë integritetin territorial, sovranitetin e Kosovës si dhe rregullimin kushtetutes të vendit.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën "Driton Islami" ka ndaluar shoferin E.M, shtetas i Francës i moshës 24 vjeçar, i cili...
    Lajme30 Prill 2024
    Bashkimi Evropian mbështet një strukturë të vetme institucionale dhe administrative brenda Kosovës. Kështu është shprehur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano duke u...
    Lajme30 Prill 2024
    Në komunat veriore të vendit është vendosur sistemi i vëzhgimit me kamerë. Lajmin e kanë bërë të ditur Agjencia për Informim dhe...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Faton Fetahu, në emër të Veselit e ka paditur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosjë, Visar...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se asnjë proces i anëtarësimit të Kosovës nuk do të ishte...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, Philippe Lazzarini është shprehur se furnizimet me ushqime dhe ndihma të tjera humanitare...
    Sport30 Prill 2024
    Paragllajdisti ynë, Fanol Shala, ka arritur rezultat mbreslënës në Kupën e Botës (seria e dytë) disiplina paragllajding precizion, të mbajtur në Alania...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Një djalë 13 vjeç është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në Londër. Autoritetet thanë se sulmin e...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e mediumit britanik BBC. Kurti edhe njëherë solli në kujtesë agresionin e Serbisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.