×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër pritet gjendje kritike nga vërshimet

    FrontOnline
    09 Janar 2021

    Drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi, ka paralajmëruar se gjendja e vërshimeve në Kosovë do të vazhdojë të jetë kritike dhe e rrezikshme.

    Ajo u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të jenë në gatishmëri në mënyrë që të ketë sa më pak dëme, derisa ka shtuar se nesër situata nga vërshimet pritet të jetë kritike.

    “Siç është parashikuar reshjet do të vazhdojnë edhe nesër ku do të ketë herë reshje të borës e herë të shiut. Po ashtu, nesër do të paraqitet edhe një ndërprerje e përkohshme e reshjeve, por përsëri do vazhdojnë në mbrëmje. Ndërkaq, më 10 janar pritet rritja e intensitetit dhe sipas gjitha këtyre parashikimeve dhe gjendjes hidrologjike me gjithë këto përmbysje pritet që kjo situatë të jetë kritike. Duhet të jemi në gjendje gatishmërie sepse nivelet maksimale të lumenjve do të shkojnë edhe më tutje”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

    Latifi ka thënë se ende konsiderohet që Kosova është në gjendje kritike dhe të rrezikshme nga nivelet e ujërave nëpër lumenj.

    Ajo ka shtuar po ashtu se vërshimet vijnë si rezultat i reshjeve dhe shkrirjes së borës, por që ndikim ka edhe faktori njeri, duke krijuar probleme me ngushtimin e profileve lumore, hedhjen e mbeturinave që krijohen, si dhe ndërtimi pranë tyre./FrontOnline/

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.