×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Zhduket” themeluesi i Alibaba, nuk është shfaqur në publik prej muajsh

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    “Zhduket” themeluesi i Alibaba, nuk është shfaqur në publik prej muajsh

    Themeluesi i Alibaba, Jack Ma, nuk është shfaqur në syrin e publikut gjatë dy muajve të fundit, madje ka munguar edhe në episodin final të një spektakli televiziv ku duhej të ishte në rolin e një opinionisti. Ky mister i mungesës së tij ka nxitur një valë spekulimesh në rrjete sociale lidhur me vendndodhjen e tij, teksa rregullatori i Kinës po shënjestron perandorinë e tij të biznesit.

    Sipërmarrësi i profilit të lartë në Kinë nuk është shfaqur në publik që prej fundit të tetorit, ku në një forum në Shangai kritikoi sistemin rregullator të vendit komunist në një fjalim duke bërë që të përplasej me zyrtarët kinezë.

    Kjo solli një penalizim në kuotimin në tregjet e bursave për mekanizmin financiar të kompanisë Alibaba, duke i bllokuar një operacion prej 37 miliardë dollarësh, më i madhi i këtij lloji.

    Financial Times raportoi se Jack Ma ishte zëvendësuar në nëntor në episodin e fundit të një spektakli për sipërmarrësit e rinj të quajtur “Heronjtë Afrikanë të Biznesit”. Një zëdhënës i Alibaba tha për Reuters se ndryshimi u bë për shkak të mos rakordimit të orareve dhe nuk dha shpjegime të mëtejshme.

    Postimi i fundit i Ma në rrjetet sociale daton në muajin tetor të 2020-ës. Kompania Alibaba po hetohet aktualisht nga autoritetet kineze nën dyshimin për sjellje dominuese në treg./A2CNN

     

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Maj 2024
    Banorët e rajonit Luhanks të Ukrainës, i cili është pothuajse plotësisht i pushtuar nga Rusia, thonë se oficerët rusë po bëjnë përpjekje...
    Bota/Rajoni26 Maj 2024
    Numri i personave nga Maqedonia e Veriut të dëbuar nga Gjermania këtë vit është dukshëm më i lartë krahasuar me vitin e...
    Bota/Rajoni26 Maj 2024
    Të paktën 11 persona janë vrarë dhe 40 janë plagosur pasi një sulm rus goditi një dyqan të madh harduerësh në Kharkiv,...
    Të tjera
    Vip26 Maj 2024
    Mbrëmë (e shtunë) ishte finalja e madhe e Big Brother Vip Albania dhe fituese e çmimit të madh ishte Egla Ceno. Gjatë...
    Lajme26 Maj 2024
    Naim Dedushaj nga rrjeti i bizneseve të diasporës në Kosovë tregon se në të kaluarën ka pasur shumë lehtësira për prodhuesit kosovare...
    Kronika26 Maj 2024
    Një grua në Ferizaj është raportuar se ka goditur me mjet të fortë vajzën e saj të mitur. Siç bëhet e ditur...
    Lajme26 Maj 2024
    Në Sofje të Bullgarisë edhe sot, për të dytën ditë më radhë, vazhdon mbledhja e Asamblesë Parlamentare e NATO-s, ku në agjendë...
    Lajme26 Maj 2024
    Java që po vjen, në Kosovë parashihet që të mbajë mot kryesisht me diell, por nuk mungojnë as reshjet e shiut. Temperaturat...
    Lajme26 Maj 2024
    Rreth 360 qytetarë serbë kanë aplikuar në Agjencinë e Regjistrimit Civil, për t’i konvertuar patentë shoferët nga ilegalë në RKS, prejse Ministria...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.