×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Ditët e ardhshme t’i mbushim me përpjekje për ata që kanë nevojë

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2020

    Ish-ministri i Shëndetësisë, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook u ka uruar qytetarëve Vitin e Ri.

    Me këtë rast ai ka thënë se mijëra mjek shqiptar janë ballafaquar me beteja mbinjerëzore, derisa shume persona u ndanë nga jeta.

    Shkrimi i tij:

    Tre qind e gjashtëdhjetë e pesë ditë të 2020 patën më shumë ndodhi sesa mijëra ditë të viteve të tjera.

    Shumë nga të dashurit tanë u ndanë nga ne. Plot të tjerë kaluan nëpër vështirësi të jashtëzakonshme.

    Mijëra mjekë shqiptarë e kudo në botë u ballafaquan me beteja mbinjerëzore. Por dija dhe vullneti, shkenca dhe etika njerëzore ngadhënjyen mbi pandeminë e këtij shekulli.

    Shumëçka ka ndërruar në jetët tona. Muajt e parë të 2020 na vunë në provë aftësinë tonë për solidaritet dhe durim. Më shumë se kurrë vumë re se nuk ka diçka më sublime se krahu i mikut që të mban teksa rrëzohesh, se  përpjekja kolektive për secilin e për të gjithë, se vullnetarët që ndihmojnë.

    Sot në këtë ditë që e mbyll 2020-tën, reflektojmë e urojmë më të dashurit tanë për një fillim të ri e të mbarë ashtu siç premtojmë që ditët e ardhshme do t’i mbushim plot punë e përpjekje së pari për ata që kanë më së shumti nevojë e për ata që sytë i kanë nga ne plot shpresë e kurajo.

    Qoftë Viti i ri 2021 ngjarja që na jep shpejtësinë e aspiratave tona dhe ngjyrat e shpresave tona.

    Urime të gjithë shqiptarëve kudo që ata janë sonte!

    Urime të gjitha grave, vajzave, nënave e motrave, që më së shumti u sfiduan këtë vit të vështirë!

    Urime nxënësve dhe studentëve, e paçin një vit të ri në klasa e auditore pa pengesa!

    Urime punonjësve të shëndetësisë, e bardha e tyre ndriçoftë përpjekjet tona!

    Urime shumë të dashur miq Vitin e ri 2021, me përqafimin e munguar të këtij viti që po lëmë pas!

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.