×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gjendja e rrugëve sot në Kosovë

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2020

    Ministria e Infrastrukturës, ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve në Kosovë sot është e mirë.

    Nga kjo ministri është bërë e ditur se në disa rrugë kanë hedhur kripë për shkak të ngricave.

    ” Në rajonin e Prizrenit, për shkak të ngricave gjatë natës, intervenime me kripë ka pasur në drejtimin: Prizren – Caralevë, Prizren – Prevallë, Zhur -Dragash- Restelicë”, thuhet për media.

    Njoftimi i plotë:

    Duke u bazuar në të dhënat e ekipeve të mirëmbajtjes së rrugëve të kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, gjendja e auto-udhëve, rrugëve nacionale dhe rajonale është e mirë dhe të gjitha janë të qarkullueshme.

    Në rajonin e Prizrenit, për shkak të ngricave gjatë natës, intervenime me kripë ka pasur në drejtimin: Prizren – Caralevë, Prizren – Prevallë, Zhur -Dragash- Restelicë.

    Ndërsa, në aksin rrugor Pejë-Kuqishtë-Bogë ka pasur mbrëmë një rrëshqitje masive të dheut diku rreth orës 20:00. Ekipet e mirëmbajtjes kanë punuar vazhdimisht me makineri eskavator dhe lugë ngarkuese dhe rreth orës 23:00 është bërë hapja e rrugës, gjatë ditës së sotme vazhdohet me largimin e masës së dheut nga rruga. Duhet cekur se nga pjesa mbi 20 kilometra e tutje ka reshje të mëdha të borës. Rruga në fjalë është pastruar pa ndërprerë, duke u bërë largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës. Po ashtu në rrugët tjera të regjionit të Pejës, kishte reshje të borës e përzier me shi, por të gjitha rrugët janë kalueshme.

    Në rajonin e Gjakovës, gjatë ditës dhe natës së kaluar ka pasur reshje të shiut dhe ngrica vende-vende. Një ekip i punëtorëve ka kontrolluar rrugët dhe ka intervenuar sipas nevojës të gjitha rrugët janë hapura dhe borë nuk ka.

    Auto-udha R6 Hani i Elezit, si dhe auto-udha A6 Konjuh-Doganaj janë krejtësisht e lira për qarkullim.

    Ndërsa në Autostradën A7, segmenti Morinë-Gjurgjicë kishte intervenime me kripë ne drejtimin Suharekë – Morinë dhe drejtimin Suharekë –Gjurgjicë.

    Ne rajonet e Gjilanit, Ferizajt dhe Prishtinës, nuk ka pasur asnjë intervenim./FrontOnline/

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, ka folur lidhur me zgjedhjet presidenciale në raundin e parë,por...
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Në nderim të jetës, veprës dhe kontributit për shtetin e Kosovës, sot u mbajt Akademi Përkujtimore për veprimtarin dhe ish-deputetit e Kuvendit të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të ketë tribunal ndërkombëtar për luftën e 2001, Lideri i...
    Lajme30 Prill 2024
    Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (MCC) lansuan programin...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Qeveria ukrainase ka rritur shpenzimet e saj për dronët, duke shtuar 392 milionë dollarë për këto armë, tha kryeministri Denys Shmyhal. “Me...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit,...
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Programin Ndërkombëtar të Asistencës në Trajnim për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.