×
  • Lajme
  • Lajme

    Koci: Albin Kurti mund të kandidojë në këto zgjedhje

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Avokati i njohur, Arianit Koci, ka thënë se Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, mundet të kandidojë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

    Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka sqaruar arsyen se pse Kurti mund të kandidojë:

    “Vepra penale është kryer në vitin 2015, kur në fuqi ka qenë Kodi Penal Nr. 04/L – 082, i cili në nenin 100 paragrafi 2, parasheh se pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore”.

    “Kodi i ri Penal, Nr. 06/L-074, ka pësuar ndryshim. Në nenin 93 paragrafi 2, tani parashihet se pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, apo vërejtja gjyqësore. Dënimi me kusht me Kodin e ri, ka pasojë juridike, për dallim prej Kodit paraprak”.

    “Sidoqoftë, dispozitat ligjore lexohen dhe interpretohen në mënyrë sistematike. Në nenin 3 të Kodit të ri Penal (i njëjti nen është edhe në Kodin paraprak), parashihet se: ndaj kryesit zbatohet ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale (neni 3 par 1) ose, në rast se ligji në fuqi ndryshon para shqiptimit të vendimit të formës së prerë, atëherë ndaj kryesit zbatohet ligji që është më i favorshëm (neni 3 par 2).

    “Vepra penale është kryer në vitin 2015. Prandaj, zbatohet ligji më i favorshëm – Kodi Penal, Nr. 04/L – 082, i cili thotë se pasojat juridike NUK parashihen kur kryesit i shqiptohet dënimi me kusht”.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme26 Maj 2024
    Padia e një djali nga Kosova bëri që Gjykata Kushtetuese Gjermane të forcojë të drejtat e të huajve pa nënshtetësi por të...
    Lajme26 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në bashkëpunim me zjarrfikësit kanë larguar dëgë të thyer...
    Lajme26 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot të rënët e 26 majit në Dukagjin. Haradinaj ka...
    Të tjera
    Kronika26 Maj 2024
    Gjykata Supreme e ka aprovuar pjesërisht kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të dënuarit Valon Ibërdemaj, avokatit Besnik Berisha, duke...
    Kronika26 Maj 2024
    Një polic në Gjakovë është arrestuar dje, pasi i njëjti dyshohet se e ka kryer veprën penale “Kanosje”. “Informacionet e para lidhur...
    Lajme26 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot të rënët e 26 majit në Dukagjin. Haradinaj ka...
    Lajme26 Maj 2024
    Për më pakë se pesë muaj 11 qytetarë i kanë dhënë fund jetës në Kosovë duke kryer vetëvrasje në forma të ndryshme....
    Vip26 Maj 2024
    Mbrëmë u zhvillua finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania. Pas një transmetimi maratonë që mezi mbaroi rreth orës...
    Lajme26 Maj 2024
    Delegacioni i Parlamentit të Serbisë, që ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje, përmes një letre, i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.