×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci pas vendimit të Kushtetueses: Ora e së vërtetës po vjen

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë mesazhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke ftuar qytetarët të jenë unik, si bastion i PDK-së dhe rikonfirmim i bastionit të themeluesve të UÇK-së.

    “Ora e fitores së PDK-së po vije. Po vije fitorja më e madhe se çdo herë deri më sot. Fitore për heronjtë, dëshmorët dhe martirët tanë, për drejtuesit tanë të larguar nga ne padrejtësisht, sepse na duhet fitore shembullore për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin si mesazh për lirinë tonë, për vuajtjet tona, për përkushtimin atdhetar dhe punën ditore institucionale për të fuqizuar dhe ndërtuar shtetin”, ka shkruar  Lladrovci.

    Ai ka mesazh edhe për PDK-së dhe parashikimet e sakta rreth proceseve politike.

    Ja postimi i Lladrovcit në Facebook:

    Ora e së vërtetës po vjen. Ora e bashkimit po troket!

    Drenica si kurrë më parë, me unitet si asnjë herë deri më sot, do ta dëshmojë se ishte vatra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është vatra dhe bastioni i përjetshëm i Partisë Demokratike të Kosovës.

    Erdhi ora që Drenica ta dëshmojë se i qëndron besnik traditës së qëndresës shekullore, zot i vetes duke e paguar me mund e sakrificë të bijave dhe bijve të saj më të devotshëm.

    Është dita që të rikonfirmojmë se jemi bastion i themeluesve të Ushtrisë së saj, të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, pavarësisht se ku ata gjinden, sepse ata janë këtu, me ne, ditë e natë, në mendjet e zemrën tonë, si lider, si shokë e vëllezërit tanë.

    Idetë e prijësve tanë për shtet dhe shtetndërtim, nuk janë harruar, ata qëndrojnë me ne këtu, me mesazhin se ne, Drenica është me Juve, Drenica është me PDK-në, sot e nesër e përgjithmonë, sepse ne nuk harrojmë kush ishim dje, kush jemi sot e kush do të jemi nesër.

    Qytetarë të komunës së Drenasit dhe Drenicës,

    Ora e fitores së PDK-së po vije. Po vije fitorja më e madhe se çdo herë deri më sot. Fitore për heronjtë, dëshmorët dhe martirët tanë, për drejtuesit tanë të larguar nga ne padrejtësisht, sepse na duhet fitore shembullore për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin si mesazh për lirinë tonë, për vuajtjet tona, për përkushtimin atdhetar dhe punën ditore institucionale për të fuqizuar dhe ndërtuar shtetin.

    Të jemi bashkë, ashtu siç ishim gjatë shekullit të kaluar dhe luftës çlirimtare, ashtu siç e konfirmuam në këto dy dekada.

    Mesazh Kryesisë së PDK-së

    Ju bëj thirrje ta dëshmojmë të gjithë se sa vërtetë e duam Partinë Demokratike të Kosovës, sa do t’i respektojmë liderët tanë që padrejtësisht gjenden fizikisht larg nesh.

    Prandaj, hartojeni listën më të mirë të mundshme pa kandidatë të korruptuar, pa shkelës të ligjit, me gra e burra me integritet e dinjitet që e duan me shpirt PDK-në, Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj pa dallim, me heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë tonë!

    Për miqtë e mi dhe parashikimet në politikë

    Qëndrimi im i vendosur për kandidatët e listave zgjedhore të nivelit qendror e lokal, për mospjesëmarrjen në Qeveri, për koalicionet e panatyrshme dhe për të ardhmen e PDK-së, po konfirmohen të gjitha të sakta. Për këto parashikime të sakta, ndjehem shkëlqyeshëm edhe pse kam krijuar kundërshtar gjithandej me sinqeritetin tim, por, gjithsesi, kam dëshmuar me punën time dhe veprat e mia se mund të jenë shembull për ata që politikën e mendojnë si kuletë dhe pozitë.

    Politika është fushë përtej egove!

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.