×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjuajtje me armë zjarri në Shtime, plagoset një person

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Një mosmarrëveshje e mëhershme ka çuar deri te përdorimi i armëve të zjarrit në Shtime. Si pasojë, një person është plagosur, raporton Express

    Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Shtime, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

    Sipas Policisë, katër të dyshuarit pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur më herët në një shtet tjetër, janë përleshur në mes vete me armë të forta dhe armë zjarri.

    Dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

    “Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë që dyshohet se është përdorur në rast dhe një karikator me katër fishekë”, ka njoftuar Policia.

    Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Kronika02 Maj 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete sot në Doblibare të Gjakovës. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë...
    Kronika02 Maj 2024
    Që nga hyrja në fuqi e Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5136 gjoba për kundërvajtje,...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.