×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësuesit e palëve në seancën dëgjimore kanë në dispozicion 10 minuta për të argumentuar ligjshmëria e votës së Etem Arifit

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi ka treguar procedurat që do të ndjekin në seancën e sotme ku po diskutohet ligjshmëria e votës së deputetit Etem Arifi në seancën e votimit të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

    “Kërkesa është parashtruar nga anëtarë të Kuvendit të Kosovës dhe parashtruesit e kërkesës kërkojnë vlerësimin e ligjshmërisë për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Rama-Hajrizi.

    Ajo ka sqaruar se pretendimet e LVV-së janë se Qeveria është jolegjitime, derisa, ka përmendur edhe çështjet që janë përcjellë për interpretim.

    “A kishte mandat të vlefshëm deputeti Etem Arifi, a është në pajtueshmëri me Kushtetutën një vendim i Kuvendit nëse në procedurë ka marrë pjesë një deputet i cili nuk ka pasur mandate të vlefshëm por vota e tij ka qenë vendimtare”, thotë ajo.

    Kryetarja e GJK-së thotë se palët kanë në dispozicion nga pesë minuta që t’iu përgjigjen argumenteve të palës tjetër.

    “Gjykata vendos në dispozicion nga pesë minuta për t’u përgjigjur në argumentet e palës tjetër. Gjykata ju ofron palëve edhe nga një mundësi për t’u përgjigjur edhe nga pesë minuta në raundin e fundit. Palët argumentojnë por nuk iu bëjnë pyetje njëra tjetrës”, ka thënë ajo.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.